Dhimiter Nica
NE DHE ATA...
Kur vargjet do rrinë mirë dhe ëmbël,
si rrobat e tua me shije në trup,
unë s'dua të më shohësh shtrembër
e të ndjesh për to, sadopak turp!
Shokët në kurbet mblodhën ca para,
ngritën me to vila e pallate,
të gjitha i shitën, i dhanë me qera,
ndërsa vet rronin në qerpiça prej balte...
Ne s'bëm dot lekë, s’bëm dhe para,
por dimë që dhe askush s'na hëngri hakun!
Dimë që jetuam më mirë se ata
dhe jetën e kaluam si tenxherja me kapakun...
Kur vargjet do rrinë mirë dhe ëmbël,
si rrobat e tua me shije në trup,
unë s'dua të më shohësh shtrembër
e të ndjesh për to, sadopak turp!
Shokët në kurbet mblodhën ca para,
ngritën me to vila e pallate,
të gjitha i shitën, i dhanë me qera,
ndërsa vet rronin në qerpiça prej balte...
Ne s'bëm dot lekë, s’bëm dhe para,
por dimë që dhe askush s'na hëngri hakun!
Dimë që jetuam më mirë se ata
dhe jetën e kaluam si tenxherja me kapakun...
No comments:
Post a Comment