Thursday, October 17, 2013

Agim Bacelli - NJË ORË NUSE DHE DHËNDËRR!














Agim Bacelli

NJË ORË NUSE DHE DHËNDËRR!
Sapo të pashë moj yllkë atë natë
në kokë më ra një dallëdi e artë,
arsyes ja humba dritën shumë lehtë
se Diell e dritë mu bëre ti vetë.

Fjalë e parë që ty të thashë unë
ishte se të dëshiroja oh, sa shumë!
Dhe ti, hiç pa u menduar aspak fare
më ndoqe pas si një nuse, një manare.

Të putha me kaq zjarr unë kërkushi,
si një marrok i marrë berë nga prushi.
Pashë që edhe ti ndezur ishe flakë,
hiç fare s'ndjeje gushën e bërë gjakë!

Zjarri neve na kaloi shumë shpejtë,
dhe u kthyemë si më parë në jetë.
Të dy kaluam çaste me përfitime,
ti diku ike edhe unë në punën time.

No comments:

Post a Comment