Sunday, October 6, 2013

Raimonda Moisiu - “TI JE PRONARI I KOPËSHTIT TË TRËNDAFILTË!”

















Raimonda Moisiu

TI JE PRONARI I KOPËSHTIT TË TRËNDAFILTË!” 

Thonë se asgjë nuk është përgjithmonë, po unë 
s’ e besoj dhe notoj mes këtij oqeani me trishtim…
Ky qiriri i ndezur, i vetmuar në zemrën time,
Është flaka e dashurisë tënde për pasqyrën e shpirtit tim....

Nga përflakja  pagëzuam atë, universin me trëndafila,
 
Përzierë me rrebeshin e avujve të trupave tanë,
Nën melodinë rrëqethëse, drithëronjëse, ardhur nga parajsa,
Oh, nën këtë - të ëmblën melodi të psherëtimave….
 

Me frymën e ngrohtë të mushkërive, petalet u zgjuan,
të përhumbura soditnin shkëlqimin e syve nëpër natë,
lulet e përgjumura pulitnin qepallat në dëlirësinë e valëve,
që vinin nga tsunami i çmendur e i zjarrtë…..

Nën strehën e flakës së qiririt, ne bënim dashuri,
 
udhëtuam në botën e heshtur të paqes qiellore,
thurëm ëndrrat mbi kurorën e ishullit të lumturisë,
si dy engjëj të bardhë, të zhveshur, kapur dorë për dore…..

Me verbërinë e pëshpërimave e ledhatimeve,
Të kundroja sytë , i dashuri im, të më puthje dhe një herë,
Dhe... hapa krahët , si një re të mbështolla të tërin,
Në ndarje belbëzova lehtas:
“Ti je pronari i kopështit të trëndafiltë!”

No comments:

Post a Comment