Saturday, October 19, 2013

Ragip Dragusha - N’GJOKSIN TAND














Ragip Dragusha
N’GJOKSIN TAND

N’gjoksin tand‘ ndihem pervlue,
n’arom’ t’myshkut, hala djerr’.
Kush n’kyt bot kish me u largue?
Pa t’punue, njiher’ me bel'…….

Un e di se vreshta jote.
Kerkon zogun si skifter.
Por.. per njat’, mall‘ qe m’cove.
Ma ke tret dufin njiher’…

Si bylbyli du me u ba.
Vec per ty, kam me kendue
Kush rini vertet ka pa…
mbet‘ tan‘ jeten, tuj andrrue…

Thursday, October 17, 2013

Vjollca Tiku Pasku - PËR TY NËNË









 

 

Vjollca Tiku Pasku

PËR TY NËNË

A mundet gjithë ngrohtësia e rrezeve të diellit,
të  më japë ngrohtësinë  që më jep ti nënë?
A mundet gjithë prehri i madh i qiellit,
të më japë qetësinë që më jep prehri yt moj nënë?
A mjafton gjithë rrjedha e burime tëlumenjve,
të më freskojë vapën si freskija e fjalëve të tua, nënë?
Nuk besoj se mjafton gjithë boja e shkrimit të botës,
të shpreh ç'ndjej për ty, nëna ime.
Nuk mjafton as gjithë aroma e luleve praverore,
për të ndjerë erëmimin që më jep fryma jote e ngrohtë.
Të shkruaj për ty nënë,
duhet të kthej, çdo dimër në pranverë.
Të mbledh të gjitha agimet e tua,
 e ti ngjyros me ylberin e mirësisë tënde, nënë.
Të shkruaj për ty duhet,
 të shkrijë gjithë akujt e botës, ti kthej në mjaltë e sheqer.
Të shkruaj për ty nënë,
duhet gjitha degët e egra të erës,
ti kthej në trëndafila buzëqeshjesh nënë.
Të shkruaj për ty duhen,
fletët e Edenit, dhe pena e Krijuesit të madh.
Ndaj unë të shkruaj thjeshtë.
Të dua në çdo pore të zemrës NËNË

Fatmir Terziu - DY POEZI














Fatmir Terziu

KUMURI E KALASË SË ELBASANIT

Je ti, e ngulur, e pathirur me zë,
Kumurija e Kalasë së Elbasanit,
përhanur kacafytesh me boshllëkun e zymtë,
si puthje e pakthyer e një vajze të druajtur,
shpërthen një xhaz, shkund delirin,
ëndër pupëlgjatë e shukatur,
vallëzon me Myzyrin.
Janë të tjerat, por je ti,
në bukurinë e pakapshme të qytetit tim,
e bukura Kumuri,
një tingull i trazuar mrekullie,
nga fëmijëria deri në pleqëri,
një perlë e rallë Shqipërie.

DIELL I QYTETIT TIM

Dhe u meke siç treten të gjitha gjërat,
Diell vjeshtor në qytetin tim,
shkopinj të shukatur nga erërat,
të lanë gati thatim.
E di ka kohë, që kam mbyllur qepenat,
kërkoj ndjesë të lashë si në trill,
atë barrikadë nga brenda,
e kam ngritur vetëm për stuhinë.
Dhe çudi si u gënjeva,
i dhashë odës errësirë,
pa dashur Diell, të tremba,
të thashë mes dhimbjes lamtumirë.

Agim Bacelli - NJË ORË NUSE DHE DHËNDËRR!














Agim Bacelli

NJË ORË NUSE DHE DHËNDËRR!
Sapo të pashë moj yllkë atë natë
në kokë më ra një dallëdi e artë,
arsyes ja humba dritën shumë lehtë
se Diell e dritë mu bëre ti vetë.

Fjalë e parë që ty të thashë unë
ishte se të dëshiroja oh, sa shumë!
Dhe ti, hiç pa u menduar aspak fare
më ndoqe pas si një nuse, një manare.

Të putha me kaq zjarr unë kërkushi,
si një marrok i marrë berë nga prushi.
Pashë që edhe ti ndezur ishe flakë,
hiç fare s'ndjeje gushën e bërë gjakë!

Zjarri neve na kaloi shumë shpejtë,
dhe u kthyemë si më parë në jetë.
Të dy kaluam çaste me përfitime,
ti diku ike edhe unë në punën time.

Agim Xheka - TË LODHA MIKE TË LODHA...















Agim Xheka

TË LODHA MIKE TË LODHA...

Te lodha mike ,te lodha
Neper pritjet e cdo nate
Nete te tera te mungova
Mbi boshllekun e nje pjate

Ndene driten e abazhurit
Te mbeten syte nga dera
Diku ne nje qosh te murit
Coc leviz,a te genjen era

Tunden deget nden nje bli
Duket sikur degjon hapa
Perjashta moj, po bije shi
Brenda ti pelcet nga vapa

Te djeg zhegu,zjarr i mallit
Ver' e mbetur e papire
Tu veniten dy syt e ballit
Tok me shpresen ne te gdhire

Iku dhe nje nate tjeter
Shpirti bosh e gota bosh
Une qekam o ujk i vjeter
O paskam lindur sarahosh

Lulëzim Beshaj - LAVIRJA....














Lulëzim Beshaj

LAVIRJA....

Oh mik i zemres me degjo...
dhe une dike doja dikur
ne pac pak shpirt mos u largo
mos shko te mbetesh zemergur.

e ngjizem bashke nje femij
e mbante emrin dashuri
por mesnatash grushtash e qelloja
te vdiste foshnje,ashtu doja...

dhe foshnja vdekur erdhi ne kete jete
e zhduka tutje engjellin e rene
oh mik i shtrenjte,engjelli i vdekur
me tha se kurre s'do isha nene..

dhe tek e qava neper nete
nje nate erdhi me pa ne sy
si munde valle foshnjen e shkrete
ta vrisje brenda,me thuaj si?

ishte i qiellit krahebardhe
sonte o mik po iki larg
a thua do lindin me radhe
ata qe s'i le kush me ardh?

oh mik i zemres,lamtumire
dhe une dike doja dikur
falme ne mundesh ndonjehere
engjellin vetmuar mos ma le kurre...




Vullnet Mato - SYRI QË MË PËRPIU













Vullnet Mato 

SYRI QË MË PËRPIU 
          (Nga ndjesitë e një djaloshi) 

Një sy luaneshe
që pashë rastësisht,  
qeshi dhe më pas
më vrau me bisht, 

Një sy i madh,
me qerpikë të gjatë, 
më zgjoi mes gjumit,
vonë në mesnatë, 

Një sy që më kapi
shikimin në befasi  
dhe m’i mbajti sytë
lidhur në skllavëri,  

Një sy që shkrepi
shkëndija saldimi 
dhe ma ngjiti fort
te vetja vështrimin, 

Një sy me qepallat
plot me gjilpëra,   
që thellë në zemër
m’i nguli të tëra,  

Një sy që hoqi
trurin nga koka ime 
dhe ma mbushi
me ca lodra intime,  

Një sy që ngjason
me gjeratore lumi, 
dhe duke u vërtitur
më fundosi gjumin. 

Oh, ç’desha ta shihja
aq gjatë, atë sy, 
që më përpiu të tërin
në thellësinë e tij !...
 

Qazim Muska - KAM FRIKË TË THEM TË DUA















Qazim Muska

KAM FRIKË TË THEM TË DUA

Kam frikë të them fjalë dashurie
Je kaq e brishtë, je kaq mister!
Edhe pse më ke bërë ëndërr
Dhe brenda ëndrrës, rob më merr.

Kam frikë të luaj me fjalët e tua
Si një stuhi në ngjyrë gri
Qiellnajë e turbullt,mjegulluar
Që fsheh vetëtima edhe shi.

Kam frikë,kam frikë të them - të dua!
Ndonëse të ndjej nëpër damarë
Dhe si një lodër dashuria
Më josh njësoj si dhe më parë.

S’dua të dal as nga kjo ëndërr.
Mos të lëndoj, sërish, kam frikë.
Por, arratisur dhe në zhgjëndër,
Kam frikë të shkoj, kam frikë të ik.