Thursday, January 10, 2013
Fatbardha M. Xhani - NJË DITË...
Fatbardha M. Xhani
NJË DITË...
E di,
Një ditë do ndalem më gjatë
Në heshtjen time folëse
Pasi të kem lyer buzët me buzëkuqin tim
Numër tetëmbëdhjetë...
E di,
Një ditë rruga nuk do më grishë më
Me pafundësinë dhe dredhat dhelpërushe
As nuk do të mund
Të shoh dot, fundin e saj...
E di,
Një ditë era nuk do m'i lëmojë më flokët
Duke imituar keq
Gishtat e të dashurit
Kur dëshirat dalin mbi lëkurë...
E di,
Nje ditë shiu i lotëve do ndalet
Ylberet e parajsës
Do magjepsin sytë e mi të mbyllur
Kushedi në ç'ëndrra vjeshtore...
E di,
Një dite Dielli do rrudhë ca rreze
Qe veç për mua i ruante
Të më ngacmonte në lekurën e zeshket
Melaninore...
E di,
S'do ketë me stine
S'do ketë me kohe qe kalon pa u ndjere
S'do ketë me momente qe lusin te ndalen
S'do ketë me ndezje sysh, prekje yjesh
S'do ketë me petale lulesh me vese...
Vetem dashuria
Vetem dashuria
Në ajër do të mbesë!!!
Wednesday, January 9, 2013
Ymer Nurka - KËNGA E ÇAMES…
Ymer Nurka
KËNGA E ÇAMES…
Zura
një mike, Suliote,
Naze-naze, puna jote…
Populli
Bëra asaj ane, siç ma kishte ënda,
Moj e bukur çame, renda për ty renda,
Feksur mbi tumane, lule t’ergjënda,
Mos e thuaj xhane, ç’ëndërr fshihet brenda,!
Ç’ëndërr brenda fshihet, mos e thuaj xhane!
Si drita mbi hijet, dy a tre nishane,
Pij e nuk me pihet, një raki prej thane,
Tutje seç po ndihet, një tingull kambane…
Ajo diç më thotë, me dy a tri nota,
- Djal-o, s’i sheh dot, sa hire fsheh bota,
Gjysma duken sot, sa hëna të plota,
Thënkemi më kot, sa fjalë të kota…
Si Selvi –Janine, me shtatin e gjatë,
Sumbulla-rubine, me gjinj të begatë,
Njomet mbi burime, njomet buz’e thatë,
Pikëz e thërrime, që rrjedhin nga lartë…
Nuk deshi të lozi, ç’zemër-dashuruar,
Porsi abanozi, moj gushëz-praruar,
Si mjaltë–ambrozi, moj buz’-ëmbëlsuar?!
Ç’më treti, ç’më sosi, syri yt i shkruar…
Naze-naze, puna jote…
Populli
Bëra asaj ane, siç ma kishte ënda,
Moj e bukur çame, renda për ty renda,
Feksur mbi tumane, lule t’ergjënda,
Mos e thuaj xhane, ç’ëndërr fshihet brenda,!
Ç’ëndërr brenda fshihet, mos e thuaj xhane!
Si drita mbi hijet, dy a tre nishane,
Pij e nuk me pihet, një raki prej thane,
Tutje seç po ndihet, një tingull kambane…
Ajo diç më thotë, me dy a tri nota,
- Djal-o, s’i sheh dot, sa hire fsheh bota,
Gjysma duken sot, sa hëna të plota,
Thënkemi më kot, sa fjalë të kota…
Si Selvi –Janine, me shtatin e gjatë,
Sumbulla-rubine, me gjinj të begatë,
Njomet mbi burime, njomet buz’e thatë,
Pikëz e thërrime, që rrjedhin nga lartë…
Nuk deshi të lozi, ç’zemër-dashuruar,
Porsi abanozi, moj gushëz-praruar,
Si mjaltë–ambrozi, moj buz’-ëmbëlsuar?!
Ç’më treti, ç’më sosi, syri yt i shkruar…
Diamanta Zalta - AH, Ç'KËRKON !...
Diamanta Zalta
AH, Ç'KËRKON !...
Ç'kërkon prapë në ëdrrat e mia,
E futesh aty si te jetë
I yti kopësht . . .
O nur !
Ne se mu prenë krahët,
Unë nga krahu yt, ta dish
Edhe si hije,
S’do të të mungoj kurrë.
Zeus ne se më je,
Ne flaket e mia do të digjesh.
Zeusi me flaken djeg te tjere ,
Une flake kam shpirtin .
Ne se Zot me je,
Unë Engjëlli yt ,
Njeqind engjej te tjere ,
Zotit për mua i luten ,
Me timin shpirt . . .
Pastërti . . . .
Vërtetësi . . .
Fill i mendafshte i mendimit tim ,
Deshirat nje nga nje ti qendis ,
E ikën, përsëri .
Gishtat e mi marrin, engjëjt
Lulekumbullat flokëve te tu shpërndajnë,
Fëmije te Zotit janë .
E me blastojne... me blastojnë,
Sa here Ti ... ah , Ti...
Më rrezon, e me rrëzon...
Përsëri .
Tuesday, January 8, 2013
Ragip Dragusha - BUKURIA
]
Ragip Dragusha
BUKURIA
Kur shpirti dashnise i falet n’pergjërim
Dhe syri kandshem i therret lakmisë
Per ate qe Zoti fali n’perkushtim
Qe ne te perulemi, ne emer t’Bukurisë.
Pse lulja ne ferre duket e vetmueme?
Larg shoqeve te saja ku pranvera çile
A nuk asht Bukuria qe e ban fatlueme?
Qe ferra prane saje,ta ndjehet mirë.
Pse mosha e rinise iken pa kuptue?
Perse syri shtanget para mrekullisë?
Perse fryma behet e pakontrollueme?
Kur prane nesh kalon, nuri i bukurisë.
O Perëndi qe botes ti i fale
Shkakun qe nder shekuj ato luftuan
“Helenen”nder breza, Ti kurre s’e ndave
Qe bota te mos vyshket,bukurise ja ke besuar.
Raimonda Moisiu - BORË NË “PARKUN E DASHURISE”
Raimonda Moisiu
BORË NË “PARKUN E DASHURISE”
Parku Elizabet me borë eshte mbuluar,
Pemet me bore te bardhe si shpirti jane renduar,
Dhe dielli qe nga rete nxjerr syçken si nje sisë,
Ne Parkun Elizabet, parkun e dashurisë.
.-.
Te gjuaj me bore ne shpine, ne bark, në gushë,
Ti si nje re debore vervitesh te me puthesh,
Qeshim e shterngohemi nje trup permbi bore,
Ne Parkun Elizabet, kjo bore si akullor’….
.-.
Elizabeta, vall’, kush te kete qene, s’e di,
Me siguri eshte plakur a ka vdekur tani,
Kushdi sa te ka dashur, dikush Elizabetë…
Me shpirt, me cfar' ka pasur, ne kete e ate jetë…
Te dhuroi kete park me mire se sa para,
Te vijne vec dashnore, -dashnori tha,
Dhe deshi vec nje puthje, vec nje, atje…në buze,
Dhe te ka pare ne sy, si te shihte vete nje Muze….
***
Veç me ty e me boren dua te luaj sot,
Dhe te bej dashuri, asgje tjeter ne bote,
Vetem me ty…me ty…me ty…qe te dua sa jeta,
Le te jete deshmitare kjo bore ..dhe Elizabeta!
Dhe dielli qe nga reja nxorri syçken si nje sisë,
...Ne Parkun Elizabet.... Parku i dashurise…
*Parku Elisabet, pranë shtepise sime,
i cili ka nje bukuri madheshtore eshte mbuluar me borë!
Monday, January 7, 2013
Sadik Krasniqi - LETËRZEZA
Sadik Krasniqi
LETËRZEZA
Larg shkuam larg përtej nëmës së nënës
përtej ku miza hekurin bren
përtej mallkimit të të marrit të lagjes
përtej ku na gjen vetëm letra e zezë
Kur të vijë kjo letër
e lidhur me fjongon futë
me shkronja të zeza e kumt të zi
për vdekjen e babait,vëllait a të nënës
Me kuaj të qiejve
me kafe të idhët me dritë vetëtime
do të vij para muzgut të gjëmës
me ty motër do të rrimë para të meitit
Do të më rrëfesh me dënesë
për vdekjen e babait me sy çelë
nga malli për mua
me mërzinë tonë do ta pikëllojmë natën
Do të flasim për fëmijërinë
do të gëzohemi që u pamë
e zemra do të na plasë
nga ndarja e re...
Saturday, January 5, 2013
Lumo Kolleshi - LIRIKË
Lumo Kolleshi
LIRIKË
Pas çdo sekonde
e minute koha bënte tradhti.
Ma rrëmbente si hajdute atë shikim plot dëlirësi,
Syte e tu dhe buzeqeshjen te skalitur bukurisht,
Thelle ne zemër i strehova paqesisht e lumturisht.
Duke ikur me nje puthje ne faqet si trendafil
Buza merrte plage e lule dhe këngë për një bilbil.
Ma rrëmbente si hajdute atë shikim plot dëlirësi,
Syte e tu dhe buzeqeshjen te skalitur bukurisht,
Thelle ne zemër i strehova paqesisht e lumturisht.
Duke ikur me nje puthje ne faqet si trendafil
Buza merrte plage e lule dhe këngë për një bilbil.
Si me ike pa një
fjale ?
Ti me ike pa me
folur,kaq shpejt vjeshte u bene kujtimet?
Une e di se ç’jane plagët,oh,fort mire i di lëndimet.
Falme nëse fjala ime s’ka ardhur me krahë pëllumbi,
Kthema mbrapa skifterisht dhe qëllomë me copa plumbi.
Une e di se ç’jane plagët,oh,fort mire i di lëndimet.
Falme nëse fjala ime s’ka ardhur me krahë pëllumbi,
Kthema mbrapa skifterisht dhe qëllomë me copa plumbi.
Etyd pas dushit
Pas derës me
qelqe avull avulluar
Do prisja te dilje bukur zbukuruar
Cipezen e holle ta hiqja ngadale,
Buzen e purpurte ta haja te gjalle.
Me nje thithje foshnje ta rrëmbeja gjirin
E sakaq ta flakja ne qiej peshqirin.
Pa po kur ta flakja,te trembeshin rete
Te humbisnim bashke qiejve te mistertë.
Do prisja te dilje bukur zbukuruar
Cipezen e holle ta hiqja ngadale,
Buzen e purpurte ta haja te gjalle.
Me nje thithje foshnje ta rrëmbeja gjirin
E sakaq ta flakja ne qiej peshqirin.
Pa po kur ta flakja,te trembeshin rete
Te humbisnim bashke qiejve te mistertë.
Mëritë e
dashurisë
Një fjalë ti,
një tjetër unë,
Në dhomë heshtje pas kësaj.
Për hiçmosgjë duket u zumë,
Të dy kishim e s’kishim faj
Në dhomë heshtje pas kësaj.
Për hiçmosgjë duket u zumë,
Të dy kishim e s’kishim faj
Ti u bëre re e
sertë
Në një qiell më tej se gri
Edhe unë u bëra vjeshtë,
Por jo dimër, kurrsesi.
Në një qiell më tej se gri
Edhe unë u bëra vjeshtë,
Por jo dimër, kurrsesi.
Pas pak e
trembur u fik drita
Kur na shikonte ashtu të zënë,
Vjedhur në terr çarçafin ngrita,
Asgjë pa prekur, asgjë pa thënë.
Kur na shikonte ashtu të zënë,
Vjedhur në terr çarçafin ngrita,
Asgjë pa prekur, asgjë pa thënë.
Dhe ishim
pranë, oh, sa pranë,
Det edhe breg, valë dhe shkëmb;
Inatet si statujat ranë,
Paqja e shtrenjtë prapë u përkëmb.
Det edhe breg, valë dhe shkëmb;
Inatet si statujat ranë,
Paqja e shtrenjtë prapë u përkëmb.
U dashkan
zënkat ndonjëherë,
Ku s’hyn gjykatësi, drejtësia.
Mëritë e krevatit ndoshta vlejnë,
Aq sa vlen në jetë dhe dashuria
Ku s’hyn gjykatësi, drejtësia.
Mëritë e krevatit ndoshta vlejnë,
Aq sa vlen në jetë dhe dashuria
Kaman Myftaraj - KUR BUZËT S’MUND TË FLASIN
Kaman Myftaraj
KUR BUZËT S’MUND TË FLASIN
Më flet ëmbël e më bën shumë naze,
Vithet joshëse m'i tund porsi fletë,
Pa le kur më shtrihesh si një manare,
Gjinjtë dhe kofshët e tua më japin jetë.
Më ftojnë të hidhem mbi to shumë i uritur,
T’i rrufis me kënaqësi si kafen në mëngjes,
T’i puth, t’i lëpi e të shuaj etjen e zhuritur,
Të shkrihem si qiri mbi ty e flakë të të ndez,
Aroma e djersës parfum i luleve të natës,
Le të mbushë dhomën dhe shpirtrat tanë.
Buzët janë të zëna dhe nuk mund të flasin,
Flasin vet zemrat që rrahin pranë e pranë...
Thursday, January 3, 2013
Agim Xheka - EMIGRANT...
Agim Xheka
EMIGRANT...
Mbrëmë më dhembi zemra përsëri...
Keshtu me ka dhembur ne çdo feste me zë
Ashtu si me ka dhembur ne cdo vit te ri.
Qe nga viti njëmijënëndëqind e nëntëdhjet e një.
Iknin bijtë tanë...
Motrat,vëllezerit...
Iknin e nuk dinin ku vinin...
Si sëmundje ngjitëse u përhap
sindroma e ikjes,
si epidemi...
Iknin me kokën prapa
duke lëne pas shpine Atdheun
dhe fatin pa fat te prindërve
e fëmijëve me lot të ngrire ne sy...
Nuk i mbajti dot atdheu bijt e tij...
Për pak me shume buke...
Për pak me pak uri...
* * *
Vitpasviti ikje...
Vitpasviti dhimbje
Me shume ëndrra te thyera
Gjithmonë e me pak shprese...
Kujtime te harruara
Malle te pashuara
Dhimbje e plage te reja
Përtej urës se Qabesë...
Ndersa ne pallate e vila luksoze
Ata...të pashpirtët, të pacipët
Bukëshkalët, kriminelet, imoralet
"Çudibërësit"e premtimeve pompoze
Hargalisen e gajasen
Fryhen, tunden hipokrizojnë
Naten vrasin , ditën "vajtojnë"
Aktor të fëlliqur krimesh monstruoze...
* * *
Dikur i kam ftuar te ikurit
Te ktheheshin ne gjirin e Nënës
Ne prehrin e hallemadhes Shqipëri...
Duke cituar rilindasit e shquar
"Guri i rende ne vendin e tij"...
Mbrëmë mu skuq faqja
Dhimbja me dhembi deri ne asht...
për të gjithë këta që janë brenda
Dhe...Për te gjithë ata qe janë jashtë...
Mbrëmë...Mu duk vetja si një propagandist
Si nje atdhetar i dështuar
Si një supermoralist
Me trup e shpirt te dërrmuar
E ndjeva veten si mësues
e si politikan dogmatik diletant
dhe nuk po kuptoja nëse ishit ju
apo unë bashke me gjithë atdhetaret
Ishim shpërbërë në EMIGRANT...
" O Shqiptar! Kush të dënoj kaq rëndë
Të ndjehesh emigrant në vendin tënd?"
Agim Bacelli - BASHKË ME POEZINË...
Agim Bacelli
BASHKË ME POEZINË...
Më kotë mundohem moj muzë të përzë,
Vitesh më mundon si të isha skllavi yt,
Me zinxhirë më mban të lidhur e pa zë
Duke më thënë se jeta me ty qënka virtyt!
Nganjëherë nxehem, gati të hidhem në fyt,
T'i bëj copë e çikë vargjet e tua,
T'i shkatërroj vargonjtë, t’mos jem skllavi yt,
Në metafora të mos jem i varur, dua...
Teorinë tënde pëlqej ta shkatërroj,
Figurat, si qenër të rrahur t'i përzë,
Pas kësaj i qetë e pa ty të pushoj...
Një të dashur pe vërteti dua ta zë.
Po nuk e di nëse do rroj dot pa ty,
Pa atë fërkim zinxhirësh tepër therës?
Ne bashkë lindëm prandaj do vdesim të dy
Mes fantazish, të çmendur e përkëdhelës...
Wednesday, January 2, 2013
Skënder Rusi - NUK ËSHTË AQ E LEHTË
Skënder Rusi
NUK ËSHTË AQ E LEHTË
Unë edhe ti
në këtë shtëpi vjeshte,
Me macen e heshtjes
që dremit në këmbët tona!
Sa na ik një ditë
vrapojmë pas një tjetre,
Dhe kjo s’është aq e lehtë
sikur kap xixëllonja!
Jemi në një moshë
që as vetë s’e dimë,
Në të njejtën rrugë
nga na vjen edhe ikja,
Nuk kemi veshur xhupa,
kemi veshur trishtimin,
Dhe kjo s’është aq “e lehtë”
sikur të kapësh tigra!
Unë edhe ti
në këtë shtëpi brenge,
Ku tani kanë mbetur
vetëm kanarinat!
Po kjo s’është aq e lehtë
si një rrahje zemre,
Që na shtohet
kur na lodhin dimrat!
Fuat Memeli - DËBORA E PARË
Fuat Memeli
DËBORA E PARË
Retë shkundën dëborën e parë,
( Boll duruan deri tani.)
Miliarda flokëza nga qielli ardhë,
I shtruan tokës jorgan të ri.
Ca shugje bëra si dikur
Në rradhë i vura mbi dëborë
Hukita duart për t'i ngrohur
Zjarr pata vetëm kraharorë.
Nuk kisha cilin të godas,
Se këtu njerëzit janë të huaj
Me vehten time zë e flas:
-Këta shugje kujt t’ia gjuaj?
M'u gjendën disa drurë pranë
Dhe unë i gjuajta me furi,
Trupa të shokëve ata u bënë,
Si dikur larg, në fëmjëri…
Koço Sterjo - ZBULUESI
Koço Sterjo
ZBULUESI
Ma merr tё nxehtin e buzёs,
Siç ia merr saçit peta.
Nёn shkrumbin e puthjeve
Bardhёsinё gjeta.
Nёn zajet e gushёs
Gjeta dy kroje.
Njё etje mё tё madhe
Atje mё mёkoje.
Tёposhtё burimeve
Livadhin gjeta.
S'livadhisa shumё,
Ku ish e vёrteta.
Vjollca Tiku - DUA
Vjollca Tiku
DUA
Dua të fle në ëndrrën tënde i dashur,
në qepallat e tu të palos sytë e mi,
dua të prek ngjyrat e botëve e ngarsur,
diellin foshnjë, deri kur humb kalorësinë e tij.
Dua të shëtisim në xhep të galaktikës,
ku qilimi fluturues rend në temjan qielli,
ku shtupëzat e hënës çelin margaritarët e dritës,
përmes yjesh të kalojmë në shëtitore misteri.
Dua të shëtisim me skitë e bardha të agimit,
të ulemi në kurorën e tokës me filiza të rinj,
në poltron degësh të shohim feksjen e lulëzimit,
derisa veza të çahet e zogu të cicërojë zgjim.
Vullnet Mato - PRANË TEJE SIKUR S’KAM IKUR
Vullnet Mato
PRANË TEJE SIKUR S’KAM IKUR
Iku dhe ky vit, moj e shtrenjta ime,
tashmë pak vite më kanë mbetur!...
Ndërsa ti ende më përndez flakërime,
me flakën që shkrepin sytë në vetull.
Ndjej ngushëllim që do të lë pas,
zjarrin tonë ta mbash të pashuar,
të ketë vatra ngrohtësinë e mamasë,
për zemrat që kemi lënë trashëguar.
Ikja, si ardhja, është e natyrshme,
me ligjin absolut në dy skajet jetike.
Prita entuziast ngjitjen e dobishme,
tani pres gjakftohtë zbritjen e ikjes.
E di, se për mua do të marrë malli,
këtë pa ma shprehur e kam ndjerë,
kur nga brengat me dhimbje halli,
gjeje shërim tek shpiti im përherë.
Shpesh më drithëron përfytyrimin,
fundjeta ime, kur do mbetesh vetëm,
në çastet e rënduara prej trishtimit,
do duash të më kesh pranë patjetër.
Mos u mundo larg të më kërkosh,
në buzët e tua fryma më ka mbetur.
Sa të mbyllësh sytë, të ëndërrosh,
do më kesh pranë, duke qeshur.
Në deje, ku kohën të pulson gjaku,
do kesh vlagën e ndjenjave të mia,
se të kam ngrohur me zjarr oxhaku,
nga flokët e zinj, deri në thinja.
Po t’u afruan në gjoks akuj dimri,
do të ndjesh avullin e gjoksit tim.
Afshi korrikut po të djersiti gjirin,
kam lënë hijen time për freskim.
Nëse në shtrat gjumi do të vonojë,
me dorën dridhur mos prek veten,
nga të tëra netët e jetës që shkoi,
thirr kujtimet e mia që nuk treten.
Dhe sa të kesh dritën e syve pa fikur
ke shpirtin tim pranë, sikur s’kam ikur...
Edmond Shallvari - ZJARRI
Edmond Shallvari
ZJARRI
Nuk është zotësi e ngrohura pranë zjarrit
Kur jashtë minusgrada, në akull frymën kthen
Shiko drutë në vatër, janë vepër e druvarit
Më tej se kjo vepër, janë pylli plot me pem’.
Asaj natyre falju, më tej atij mundimi
Që zjarrin vatrës solli, të ngrohesh t’i rehat
Nëse i penës je dhe ndjehesh frymëzimit
Ta dish që frymëzimi, buron nga ai zjarr.
Ta dish që atë zjarr, një Promete ta solli
Flijuar njerëzimit, për ngrohje e pak dritë
S’pyeti Perënditë, Olimpit kur guxoi
Se ishte Promete, s’pyeti Perënditë.
Nëse i frymëzuar, po ndjehesh kësaj vatre
Një muzë Prometeu, të ngroh e ndez në vargje.
Makfire Cenolli - FJALËS
Makfire Cenolli
FJALËS
Herë je si mjalta
e herë si pelimi,
herë je shëruese
e herë përvëluese.
Ndaç të jeshë me mençuri
ndaç edhe me budallaki,
një gjë të jeshë e sigurtë:
gjithmonë mbetesh në histori!
Dëshira Haxhi - PËRULEM PËRJETËSISHT!
Dëshira Haxhi
PËRULEM PËRJETËSISHT!
Akoma vazhdoj e frymoj edhe këtë përvjetor,
eci ne hijen e gjurmës se shpëtimtarit te botës
përulem,vazhdoj te jem po e njëjta grimce dheu
rene nen këmbët e Hyjnisë, vrare e gjakosur
përmes përpjekjesh përpëlitem baltës, shkrirë pafundësisë...
Urës se frikshme te paqes
endem, ndërtuar ne brigje te lënduara dhimbjesh,
ndrydh dëshirat e modernizimit vrasës e maniak,
e robëruar prehem plagëve të tua të gjakosura,
tulatem, ripërtërihem rrjedhës tende, e etur, buzëtharë...
Dridhërimë shikimi Yt,
prush e zjarr qe rrjedh dejeve të mi,
goditem pa frike nga heshtja e jote prindërore,
copëtohem, rrezohem e shkërmoqem në pluhur
Zoti im, jam pluhur nga pluhuri yt...Përulem përjetësisht!
Tuesday, January 1, 2013
Entela Zotka - NË NJË NATË TË GJATË
Entela Zotka
NË NJË NATË TË GJATË
Në një natë të gjatë,
shpirti nuk gjen qetësi,
buza ndizet flakë,
kur jam unë dhe ti,
Dhe trupi ndizet në etjet kafshimtare,
lëviz një ndjej nëpër kapilare,
dhe përflak qiellin token hënën,
për asnjë çast të qetë s’e le zemrën,
por për ty ma ndez ëndrrën,
Dhe me ty patjetër do jem,
në zjarre pa fund dashurie,
nuk do ta shuaj loti i shiut qiellor,
në një natë të gjatë lumturore,
I hapa krahët për fluturim,
në këtë natë të gjatë unë po marr udhëtim,
drejt një dashurie pa kthim....
Subscribe to:
Posts (Atom)

















