Friday, September 13, 2013

Zabit Sulo - MARGARITA XHEPA - FLAMUR I SKENËS SHQIPTARE





















Zabit Sulo

MARGARITA XHEPA -
FLAMUR I SKENËS SHQIPTARE

Margarita Xhepa, artiste e popullit,
Je e zgjedhura e qiellit myzeqar.
Prej shekujve zbrite furishëm,
Si shqiponjë me rrezet e diellit larë
Dhe ndrite mbi fshatra madhërishëm.
Vezulluese si vet emri margaritar që more.
Margarita Xhepa, o moj yll drite
Që ndeze flakë ndjenjat shpirtërore.
Je princesha e artit që farkëtove me shpatë,
Figurat artistike të shekujve,
Për t’i kthyer në statuja engjëllore.
Margarita Xhepa ke një zë perëndeshe,
Që zbut çdo vetëtimë
dhe qetëson çdo klithmë lëngate,
Je një hyjneshë që mbjell mirësinë,
Një ilaç për shpirtrat që kërkojnë ndihmë.
Margarita Xhepa,
Je një aktore që do mbetesh nënë legjendare,
Bashkë me shqiponjën dykrenore,
Si simbol i flamurit të skenës shqiptare.







No comments:

Post a Comment