Kaman Myftaraj
TI GRUA DHE VETËM TI
Ti je për mua engjëll i zbritur
prej qiellit,
Je dielli rrezeartë, që më ndriçon
shpirtin tim,
Burim i pashtershëm si drita e
jetëdhënëse e diellit,
Streha e vetme ku unë gjej prehjen,
lumturinë.
Ti je pavdekësia e zemrës dhe e
fjalës sime,
Ëmbëlsira më e shijshme që vel
shpirtin tim,
Pa ty nuk lidhet vargu, nuk bëhet
poezia intime,
Me ty lindi dashuria, gjithë
gëzimet erdhën me ty.
Herë më vjen në shtrat gjithë gaz
si rreze drite,
Buzëqesh e loz me mua sikur
përkëdhel fëminë,
Herë vjen si furtunë gjithë erë e brymë
ngrice,
Herë si dallgë deti duke gjëmuar në
cektinë.
Me ty i kalova ditët, vitet e mi gjithë
jetën,
Dhe "kreshtat" m’i mbuluan
"retë" e bardha,
Me ty i dashuruar mbeta, si me vargun
poetët,
Për ty thura lirika e këndova dhjetëra
serenata.
Bukuria jote, lëndinë lulesh çelur
në pranverë,
shpirti yt i mbushur plot me
thesare mirësish,
Buzëqeshja jote më ndal vitet, më
jep jetë përherë,
Burimi i freskët ku shuaj etjen,
zjarrin në shpirt.
No comments:
Post a Comment