Vjollca Tiku Pasku
DUA...
Dua të fle në ëndrrën tënde, i dashur ,
në qepallat e tu të palos sytë e mi ,
dua të prek ngjyrat e botëve e ngarsur,
diellin foshnjë, deri kur humb kalorësinë e tij.
Dua të shëtisim në xhep të galaktikës,
ku qilimi fluturues rend në temjan qielli ,
ku shtupëzat e hënës të çelin margaritar e dritës ,
përmes yjesh të kalojmë në shëtitore misteri.
Dua të shëtisim me skitë e bardha të agimit ,
të ulemi në kurorën e tokës me filiza të rinj,
në poltron degësh të shohim feksjen e lulëzimit,
derisa veza të çahet e zogu të cicërojë zgjim.
No comments:
Post a Comment