Edlira Doko
NË GJIRIN TËND
Më prit nënë, tek shkalla...mos
hyrë brenda.
Po vij, me flladin e parë, sapo
të çelë dita,
Hapi dritaret, të hyjë era,
siç ma ka ënda,
Të kujtoj, ditën e atëhershme,
kur të putha e ika!
Kujtim, kam lotin tënd në faqen
time, edhe sot.
Sa herë ndiej mall, me dorë ia
heq dhimbjen,
Lutem të jesh mirë, them: jepi
jetë o Zot..!
Sa herë më thua: çupë, marrsh nga
jeta ime !
Sot, ta dëgjova zënë e
drithëruar nga malli
Mundoheshe drithërimën ta fshihje
me emocionet,
Hidheshe nga një degë në tjetrën,
nga halli…
Por, unë jam brinja jote, t'i
njoh mirë zakonet !
Më merr, nëna ime në prehër, më
merr…
Në krahët e tu të dremis, si
dikur fëmijë,
Ngela ajo e vogla, nuk
rritem asnjëherë,
E ndonëse jam vetë nënë ...kërkoj
tëndin gji !
No comments:
Post a Comment