Shpëtim Kurti
TË KËRKOJA TY, L... !
(Kujtimit te ndritur te motrës sime te dashur,
ne tre
vjetorin e ikjes se saj)
M'u shfaqe në ëndërr ,
Ti,
Flakë vetëtime...
Kërceva përpjetë prej gjumit të mjerë
Dhe zgjata buzët e djegura nga pritja.
Të putha a s'të putha,
S'e di, bëheshe erë...
Mes përhumbjes sime,
Akoma të pa përmendur,
Eh, ç'lojë të pamëshirshme,
Që më bënte malli...
Nuk di, kush nga ne të Dy, ishte i vdekuri,
E kush, prej të Dyve,
Ishte prapë i gjalli...
Hera - herës,
Qëndroje,
Si për t 'u çlodhur pak,
Aty, pranë meje, diku në një skaj...
Por kur shihje,
Që s'të arrija dot,
Buzëqeshje me dhimbje, si e zënë në faj...
Të ndoqa nga pas,
Thërrisja, thërrisja ,
Eeeeh, sa të thirra,
Sa s'kisha më zë...
Nuk di nga më humbe, ndoshta mes yjesh...
Oh, Motër!, s'të gjeta....
S'do të gjej dot më...!
No comments:
Post a Comment