Saturday, December 28, 2013

Vangjush Ziko - LYPSARËT














Vangjush Ziko

LYPSARËT

Jam ulur në një kënd të globit,
ku kryqëzohen paralelet e meridianët,
ku fryjnë zefirët dhe murlanët,
ku rrugët e zogjve shtegtarë kryqëzohen
me korridorët e aeroplanëve.

Jam ulur në qoshen e lipsarëve.

Bethoveni i shurdhuar luan Pasionatën,
Van Gogu pikturon renë e zezë të korbave,
Homeri i verbër vajton hirin e Trojave,
Shekspiri me zërin e Lirit të hakëruar
mallkon pjellën e tij të padenjë,
Uitmeni mbi oqean' e shterruar
ka hedhur urat e poemave
të lidhë kontinentet...

Njerëzit kalojnë indiferentë.

Lypsarët dorën s' e kanë shtrirë,
as berenë s' e kanë lënë për tokë,
s' kanë dalë për mëshirë,
për një lopkë,

Lypin pakëz dashuri prej Botës,
për vetë Botën.





Monday, December 16, 2013

Kujtim Stojku - VIRUS










 
Kujtim Stojku
VIRUS

I padukshëm siç je t’kam marrë n’frymëmarrjen time
Dhe ti ashtu urtë e butë n’mushkri, n’gjak zë vend
I gënjyer nga liria kam thithur ajrin pa pretendime
Prandaj ti je brenda meje,kur vuaj,qesh tërë gaz e shend.

Shpesh ajri i freskët m’ka mikluar n’fytyrë e bashkë kemi gdhirë
E ti gjithmonë kërkoje shteg t’hapur brenda meje për të hyrë
Dhe pse bashkë me ajrin je sjellë e sillesh i lirë n’hapsirë
Duke hyrë tek unë m’nxit shpirtin ta ndryshoj me dëshirë.

Kur për shkakun tënd zë shtartin duke lënguar prej dhëmbjesh
E shpirti rënkon brenda meje prej ethesh gjith zjarmi
Dua t’flak jasht’,t’zhduk përgjithmonë,t’mos i bësh kujt asgjë
Po ti ndryshon formë nag virus,n’insekt helmues t’pickon gjithnji.

Dhe ti qesh kur më sheh si m’ke shpërfytyruar
Rrudhur e plakur para kohe
Si meit i babëzitur për orekset e tua
Dremis në zjarimi,i qullur në djersë çohem…

K’shtu unë e kam t’vështirë të dalloj rrugët e tua
Duke t’gjurmuar pas n’çdo skutë dhe shteg
Ti shpesh një krah rri duke ma sulmuar
Pastaj si mushkonjë ma pi gjakun në ballë
M’futesh nën qepallë mendimin pa mëshirë ma godet…

Petrit sulaj - DHE VJEN NJE DITË














Petrit sulaj

DHE VJEN NJË DITË

Dhe vjen një ditë
kur lumturia shartohet
pa të pyet,
e fruti i saj piqet i kënaqur me botën,
e i lumtur me veten…

Sapo jam ndarë me ty,
nuk mund të bëj para,
ndalem,
kokën kthej pas
vështrimin e lëshoj zog
andej nga ike,
dallëndyshe drejt folesë.

Nuk të shoh më.

Dua të shtrihem,
o Zot,
të fle në xhadenë me pluhur
jetën që më ka mbetur!

Si ka mundësi,
që vetëm dy orë
të më bëhen histori
për tu ushqyer me të dy shekuj?
Si ka mundësi
që xhadeja ku dua të shtrihem
nuk më kupton,
nuk më pranon
ngaqë është mësuar
me trafikun e gomave.

Nuk jam më uniforma ime imagjinare,
jam kanotjerja jote reale;
teveqele, sa dhjetë vajza të dashuruara
bashkë, jo, më shumë
jam zhurma që bën birra
kur mbush gotën me shkumë.

Zabit Sulo - LULEFLUTUR











 
Zabit Sulo
LULEFLUTUR

Vjen tek unë, moj lule me fletë,
në shpirtin tim të marrësh jetë,
më thua, jam lule mos më prek,
kur në jetën tënde vij dhe hyj vet.

Dhe të hap në zemër një vend të ngrohtë,
Të të mbrojë ty nga dimri i ftohtë,
Dhe ulesh atje si flutur përmbi fletë,
mbi petale zemre thith nektarin si bletë.

Luleflutur mbi zemrën time,
të ngroh me shpirt dhe aromë zbukuruar,
mbi degë damarësh bien ca petale intime,
nga afshi i zemrës sime të dashuruar.

Luleflutur me degë rreze dielli,
Shpirtit tim të ndezur i bën hije,
pak prush mbi zemrën time ngeli,
të ngrohim bashkë netët me afsh dashurie.


Albert Bani - FLAS PAK....












 
 Albert Bani
FLAS PAK....

Ti shpesh ankohesh se unë flas pak,
Po, kështu jam e s'mund të ndryshoj,
Nuk di pse ne gryke me behet si lak

Dhe...nuk flas shumë, po e pranoj,
Por faj ta dish...nuk kam aspak.

Pothuajse gjithë kohën unë të puth ty
Ndaj zë nuk nxjerr e nuk dua të flas
Në do të më dëgjosh më shiko në sy
E sheh sa mirë shprehem e sa të ngas
Kështu shpirt...s'flas me gojë, por me sy.

Sunday, December 15, 2013

Lida Lazaj - KU JE ADAM?











Lida Lazaj
KU JE ADAM?

Në ç`det dilemash lundron
në ç`prehër sirenash harron
kur kurmi im kumbon si harpë

Ku i ke sytë Adam?
që më sheh, vetëm kur del gjysmë i mbytur
mbi det e mbi kreshta?

Falë burimeve të mija qumësht e mjaltë,
që i surb me eksin e pjavicës
triumfalisht vendos flamurin në tokë të thatë
e për shpërblim më fal një trëndafil ,
stampuar në kartë
mua,
që s`duhet të t`mjaftonte një taxhmahall
gjith` kopshtet e varura të Babilonisë

Ku shkon Adam
kur ikën nga vetvetja
dhe fshihesh pas syzeve të errëta?

Kush je Adam
kur bën vesin bufit, që i druhet dritës
kur koka ime sa s`bën ''bam''
nga kryqëzatat e pashmangshme të ditës?

Kjo lojë absurdi luhet që prej fillimit
dhe unë se di
jam skena, xhelati a viktima
a marioneta që luan jeta.

Që prej krijimit dua ta di
ku je?
kush je?
kush jam, Adam?

Hasan Gremi - NJERIU DHE DASHURIA













Hasan Gremi
NJERIU DHE DASHURIA

Mike të këtij shpërthimi dritëzimesh,
Pata qenien tënde, e përjetshmja dashuri!
Madhështi të shpirtit e iluzion verbimesh,
A të idealit, apo të ëndërrimeve, s’ka rëndësi.

Pyeta vesën e luleve, gjetheve sapo rënë,
Dhe dritën e artë të agimit që tejshkon:
“Nëpër shekuj jetoni, a e keni nxënë
këtë hijeshi jetës, kush ia mëkon?
..........................................................

Hyjnores, shigjeta fjalësh plagë i çajnë,
Me pelerinën e natës i thurin me rrëmbim.
Dashuritë një barrë me dhembje mbajnë,
Dhe përpëliten të sjellin në jetë një agim.

Ndaj, në emër të këtij agimi të thektë,
Gjithë universi kërkon një fatdalje të re,
Që në horizontin e hyjnimit u fektë,
E shenjta, kurrë të mos mbetet grua e ve.

Shporre frikën, pranë të mos e kesh,
Dhe udhën qëroje për nga përjetësia!
Këtë pajë të çmuar ta bëjmë mikeshë,
Që tek njeriu, të hapë portat dashuria.

Deshira Haxhi - AFTESI E AKULLT !













 
Deshira Haxhi
AFTESI E AKULLT !

Ka mundesi
ne kerkime jetesh
koheve te papercaktuara ,
te mbytesh ne gjakun e loteve
thurur mallkimesh me ndjenja dashurie...

Diku do e paguash
se do ndeshesh patjeter
me hakemarrjen e mekateve
me zemerimin dhe me terbimin
e grifshes se zilise dhe urrejtjes ...

Dhe vetem
do te luftosh,
i vetem ,me veten tende...
dhe prap vetem do ngelesh fitoresh,
botes se merituar te dashurise boshe...

Dhe keshtu
do vazhdosh te jetosh
premtimin e mekateve te tua.
Vazhdo pra, te thithesh vdekjen tende
ashtu sic thithje dikur jeten e te tjerve...!

Fatbardha M.Xhani - SI LOT...












 
Fatbardha M.Xhani
SI LOT...

Rrugën për tek zemra
Nuk e gjeta dot
Midis dy qerpikësh
Ngriva si një lot...

Zemërim i bukur
Thua bëra faj
Të preka si flutur
E ika në vaj...

Me thirre zëfikur
Bëra se s'dëgjoj
Rruga për të ikur
tek ti prapë më çoj...

Nëpër ca livadhe
Me lule, me bletë
Natyra në valle
Ne qanim vërtetë...

Ti ishe i vogël
Fëmijë me sy dritë
Unë akoma lodër
Që doje me shpirt...

Në duar të rashë
Me buzë më lëmove
Lotin nuk ta pashë
Se shumë mu afrove...

Thamë e ç'nuk thamë
Bëmë e ç'nuk beme
Sa mendjen e lamë
Se ishte e thënë...

Rrugën për tek zemra
Ma tregove vetë
Si lot më rrjedh kënga
Si lot i vërtetë....

Dhimiter Nica - LULET KTHYEN KOKËN PËR TY...












 
 
Dhimiter Nica
LULET KTHYEN KOKËN PËR TY...

Më ngjan nga larg apo vërtet po vjen,
s'besoj se jam duke parë një ëndërr,
u mbush krejt trupi me dritë e polen
mendimi për ty, elektrizoi zemrën...

Afrohesh e lulet kthyen kokën nga ty,
njëherësh lëshuan pjalm e aromë,
u përqafuam dhe kur u puthëm të dy,
befas çeli dhe zambaku në ballkon...

U fute mes lulesh e s'ke dallim nga to,
unë zgjas dorën time,natyrisht për ty,
jo të fus në vazo e të kem si fallco,
por të fus në shpirt një jetë,apo dy...

Diamanta - Zalta FEMER














Diamanta Zalta
FEMER

Unë jam identiteti femëror ,
Në shërbim të lirisë shpirtërore .
Hapi në gjestin e krijimit ,
Drejt avancimit .

Ekziston nje vakuum ku hesht :
Përpara njeriut të keq !
Ngre duart lart ,
Behem acar ,
S’kam fjalë . . . .

E njoh mirë harmoninë ,
E përmasave në një miqësi .
Respektin e personalitetit të tjetrit
E kam më të shtrenjtin , nga të gjithë .

Zotërimet e mia :
Mëmësia , dashuria dhe ëndrrat .
Pathos me flatra kam shpirtin ,
Mbi gërmat .

Nuk e fsheh . . . më ngacmon
Nje mendim i avancuar për të ardhmen ,
Imazhi mbirealist dhe nje tis pasigurie
për të sotmen .
Sepse . . . . . . . . . .
Pranojme , pa e pranuar . . .
Besojme , pa besuar .
Te imponuar per te mbeshtetur
E perqafuar .

Por s’eshte keshtu . . .
Harrojme qellimin ,
Harrojme kohen .
Harrojme se jemi te vetmit
Që mundemi , të ndyshojmë botën . . .

Sa përhumbje në mistikën e jetës !!
Sa perhumbje ne mistiken e vehtes .
I hedh në letër ,
Ato nisin e treten . . .

Dinjiteti femëror ,
Dhe dashuria ,
Ne mua jane femer ,
Rishpiken . . .

Trazoj një kujtesë me gisht ,
Ja afroj kufijt .
Konstruksion i cuditshem gruaje
Me një penë në dorë ,
Dhe ëndërra . . . . . pa limit . . . .

Adhuroj fjalen ,
Shpirtin e dlire ,
Jam buza jote Poezi ,
Mbushur me lengun e vargut te lire .

Te pikturuar ne iriden e syrit ,
Kam buzeqeshjen e valës ,
Te nje qyteti blu .

Dashuria ka xixa ne sy .

Here blete , here flutur . . . .
Here shperthim , here ndjenje e strukur
Jam identiteti i femrës qe vdes
E ringjallet ,
Mbi cdo gje te bukur !

Përparim Hysi - LETËR PËR NJË MIKE

Përparim Hysi
LETËR PËR NJË MIKE

Unë nuk shkruaj poezi me porosi
Shkruaj kur ndjej dhe siç dëshiroj
Dhe nuk vuaj nga mendimi se kushedi
Nuk ka poet që me mua të konkuroj?!

Vargjet i kam transaparente e të çiltra
Duket sikur veç gëzime kam në jetë
Në vargje sjell behar e përzë dimra
Se veç gëzime duhet të sjellë një poet.

As që e mohoj që shkruaj për dashurinë
Por s'jam as Kazanov dhe as Don ZHuan
Përgjithësht, ma pëlqejnë poezinë
Natyrisht, ka dhe ndonjë që ma shan.

Në vargjet e mia ka peizashe nga fshati
Se den babaden nga gjaku jam fshatar
Peizazhet nga fshati në vargje janë mjalti
Se fshati për mua është "përsheshi i parë"

E di që mosha ime,tanimë, shkoi
Dhe "vallen e të shkruarit" e nisa vonë
Kohën e humbur me vargje dua të fitoj
Ndaj kush më lexon, edhe zë " dyshon"

Jo,- thonë,- s'është e mundur t'i shkruaj tani
Tani që, me të vërtet, jam një "pushkë e varur"
Thonë se në vargje këndoj si të jem i ri
Kur, në fakt, jam një plak kokëzbardhur.

Tani, moj mike, besoj se t'u shpjegova
Poezinë e shkruaj ashtu siç e ndiej
Kohën e "humbur", duket e fitova
Tek firmos, nuk kam ç'them më tej.

Serxho Sejko Hizmo - KU PO SHKON TI O NJERI











 
Serxho Sejko Hizmo
 
KU PO SHKON TI O NJERI

O Zot pse na ndodh kështu,
Na dhe sy dhe nuk shikojmë,
Na dhe mëndje nuk mendojmë,
Na dhe vesh dhe nuk dëgjojmë
Na dhe zemër s'dashurojmë,
Na dhe kembë edhe nuk ecim
Na dhe duar nuk punojmë

Na dhe gjuhë dhe të gjithë llapim,
Na dhe thonj e njëri -tjetrin kapim,
Na dhe faqe, jemi pa cipë,
Fjalë bajat , shaka pa kripë,

Na dhe mushkri dhe stomak,
Po nuk mbajmë asgjë në bark,
Na dhe limfë e na dhe gjak,
Po nuk skuqemi aspak,
Na dhe shpirt e na dhe xhan,
Po jemi të pa iman,

Na dhe trupin edhe kokën,
Po shikojmë vetem flokët,
Na dhe mal me dashuri,
E shëmbim me tradhëti,

Lutemi po nuk besojmë,
Flasim shumë po nuk dëgjojmë,
Shkruajmë po nuk mendojmë,
Prishim dhe kur nuk fitojmë,
Dorëzohemi nuk luftojmë,

E duam të lehtë jetën,
Askush nuk thotë të vërtetën,
Shikon ngado dhe për ditë,
Arrogant dhe hipokritë,
Që kujtojnë se nuk gabojnë,
Dhe kur gabojnë e mbulojnë.

Durimi shpresa dhe nderi,
çiltërsi dhe karakteri,
Ka shumë që kanë marrë fund,
Turpi s'egziston as-kund,
Ku po shkon ti, o njeri
Zoti pastë mëshirë për Ty!...

Lumturi Ymeri Bersava - JAM...! Ç'JAM...?













Lumturi Ymeri Bersava

JAM...! Ç'JAM...?

Një gjethe?
që bleroj faqesh-pranvere,
akorduar
telash-flladi-ere?
e mbarsem me të gjitha
të verdhat e Van Gogut,
deri tek ajo e verdha e pisët...
...e vdes,
e shkelur dhunshëm,
murosur ngricës e baltës,
me të vetmin vegim lumturie
te fluturimit të... rënies!

Jam..!
Një degë?
që mbetem lakuriq
prej sqepash
e kthetrash sorrash dimri!
E ndjej një "krra",
jo prej grabitqari,
por, prej shpirti
e trupi që thyhet, çahet...!

... Në fund të fundit,
jam...
një fluturim!
Ç'jam?! ...një rënie!



Vjollca Tiku Pasku - SONET TRËNDAFILOR















Vjollca Tiku Pasku

SONET TRËNDAFILOR

Ah, ç’petale mollëze hënore,
ky trëndafil,
rënë nga rubini i qiellit,
ç’hijeshi madhështore,
derdhur,
nga limfa hyjnore,
në fije tokësore.
Era përkund,
përkëdheljen e lëmuar,
engjëjt ndezin me puthje,
dritëzat,
në fletët e bukurisë,
kupat e ajrit trokëllijnë,
gëzueshëm,
kundërmimin e aromave,
për parfume mbretërore.
Kjo kambanë trëndafili,
me pranverën e lulëzuar,
në mijëra trëndafila,
nga simfonia e rrezatimit diellor,
më bëjnë dhe mua,
të ndjehem,
një trëndafil njerëzor.

Tuesday, December 10, 2013

Petro Dushari - DITA E FUNDIT










Petro Dushari

DITA E FUNDIT

Nuk e di cfare te kane shkruar
si te cmendur poetet,
se per ty luftra kane shpallur
edhe mbreteri,
une kam degjuar qe je filis
shume i vjeter,
dhe te pagezuan me emrin
dashuri.

Ndaj hapi krahet e drejt meje
nis fluturimin,
prekem si drita e agimit diku
brenda ne thellesi,
m'i fshi nuancat e trishtimit per
pak shpres
ushqeme me rrezatimin e syrit
me tenden magji.

Injektome plazme nga e embla
jote ndiesi,
si nje te semuri ne shtratin
e lengimit,
meri gjith urimet qe i kam ruajtur
vetem per ty
dhe beja buqet diteve te
zemerimit.

Buzeqeshem vetem pak ne
se mundesh
e si akujt polare deshiroj te
me shkrish,
te vadit atie ku deshiron ti
nje lendine
e mbremjeve mbi mua te
ulesh e te rrish.

Me lere te te prek nuancat me
ngjyre qershie,
te ndiej aromen qe ne bot nuk e
ka asnje lendine
e le te jet kjo dita e fundit
per mua,
dua ta ndiej si pushon zemra
per dashurine.