Vjollca Tiku Pasku
ZINXHIR NDJENJASH
Një vështrim i zjarrtë vetëtime,
thyen llambën e bardhë të ditës,
dy zemra rrahin në një amforë drite.
thyen llambën e bardhë të ditës,
dy zemra rrahin në një amforë drite.
Dy buzë mbyllin pranverën në qepallat
e syve,
dy frymë tresin avuj uragani pa ajrim,
dy trupa bashkohen në kurbën simetrike të tyre.
dy frymë tresin avuj uragani pa ajrim,
dy trupa bashkohen në kurbën simetrike të tyre.
Dashuria është rrahje krahësh në
fluturim,
ku maja e shkumës së bardhë në kaltërsi,
shkrin në renë ajrore pangopësinë.
ku maja e shkumës së bardhë në kaltërsi,
shkrin në renë ajrore pangopësinë.
Dashuria-një kështjellë me mure të
padukshëm,
prangos me zinxhirë të flaktë ndjenjash,
dy shpirtra në kambanoren më të bukur.
prangos me zinxhirë të flaktë ndjenjash,
dy shpirtra në kambanoren më të bukur.
Dashuria është në gota me mjaltë
mbretëror,
pikuar nga zgjojet me prejardhje qiellore,
ku pihen nga të dashuruarit,e dehen nën vlim jetësor.
pikuar nga zgjojet me prejardhje qiellore,
ku pihen nga të dashuruarit,e dehen nën vlim jetësor.
Dashuria një shkarkesë e qiellit,
ku tingëllojnë zymbylat e zileve të nxehta
me litarë rrezesh të zbritura prej diellit.
ku tingëllojnë zymbylat e zileve të nxehta
me litarë rrezesh të zbritura prej diellit.
Dashuria është një pike e thjeshtë,
ku preket shpesh pa ditur ëmbëlsinë,
ku bie fara e saj ëel gonxhe në arterien jetë.
ku preket shpesh pa ditur ëmbëlsinë,
ku bie fara e saj ëel gonxhe në arterien jetë.
No comments:
Post a Comment