Vjollca Tiku Pasku
FLATROJ NË DRITË
Mos më pyet "pse të dua",
njësoj si të pyesësh "pse jetoj",
ti je gjithë bota për mua,
je ëndrra nën qerpik,të adhuroj.
Zemra e diellit në bie në det m'shuhet,
detin mund ta përpijë toka,të fshihet,
toka mund të shpërbëhet, të thyhet,
dashuria ime,në tjetër galaktikë do ngrihet.
Dashuria ime është;
dritë - frymëmarrja e syve,
agu - i zgjimit në çdo ditë,
trëndafili –ngjyrë purpurt i puthjes,
prekja e mirazhit në shpirt.
No comments:
Post a Comment