Përparim Hysi
TE GURI I MADH MES KOPSHTIT
Ai guri i madh, në mes të kopshtit
Tek guri... eh, tek ai gur!
Ç'më erdhi në mënd mua, thinjoshit,
Një kohë e bukur që ka qëkur.
Se ja, aty mes kopshtit,
Tek guri i madh, tek ai gur
Më erdh një ditë çupë e gjitonit
Më erdh një ditë, po ka qëkur.
Pa seç u ulëm të dy atje me nge
Atje, pra: përmbi gur!
Seç bëmë e dimë vetëm ne
Pastaj... kjo ka ndodhur qëkur!!!
Po vjen një kohë dhe kujtesa
Ja që hiç nuk më lë rehat
Se vjen e freskët, o miq, mbresa
"Gjitonja" qe, e ëmbël- mjaltë...
Ai guri i madh, në mes të kopshtit
Tek guri... eh, tek ai gur!
Ç'më erdhi në mënd mua, thinjoshit,
Një kohë e bukur që ka qëkur.
Se ja, aty mes kopshtit,
Tek guri i madh, tek ai gur
Më erdh një ditë çupë e gjitonit
Më erdh një ditë, po ka qëkur.
Pa seç u ulëm të dy atje me nge
Atje, pra: përmbi gur!
Seç bëmë e dimë vetëm ne
Pastaj... kjo ka ndodhur qëkur!!!
Po vjen një kohë dhe kujtesa
Ja që hiç nuk më lë rehat
Se vjen e freskët, o miq, mbresa
"Gjitonja" qe, e ëmbël- mjaltë...
No comments:
Post a Comment