Agim Bajrami
PORTRETI I NJE GRUAJE
Cdo dite nje grua me shkon prane
Ne te njejten ore gjithmone,
Nje gjysme qiell maje flokeve mban
Qe sigurisht i shkon.
Me kot veshtrimin nuk ja ndaj
Ajo flet vec me ajrin,
Nese ka muaj qe ti ngjaj
Une do te zgjedh Janarin.
Prej endrrash bore i ka buzet
(Qe mund te shkrijne cdo ore),
Profili i saj s'mund te perbuzet
Ndonese kaq dimeror.
Me siguri po shkon te puthet
Per kete skam pike dyshimi,
Kete ma thote veshtrimi i bukur
Qe ndrin nga padurimi.
Prej drojtjes sone perkund qerpiket
Nje kind fustani ndreq,
Mbas saj mesdita mbyll portiket
Ta mbroje nga syri i keq.
Askush se di kush eshte kjo grua
Qe na ndez si masat,
Nga malli i saj gjithe burrat nguten
Te flene me shpejte me grate.
Cdo dite nje grua me shkon prane
Ne te njejten ore gjithmone,
Nje gjysme qiell maje flokeve mban
Qe sigurisht i shkon.
Me kot veshtrimin nuk ja ndaj
Ajo flet vec me ajrin,
Nese ka muaj qe ti ngjaj
Une do te zgjedh Janarin.
Prej endrrash bore i ka buzet
(Qe mund te shkrijne cdo ore),
Profili i saj s'mund te perbuzet
Ndonese kaq dimeror.
Me siguri po shkon te puthet
Per kete skam pike dyshimi,
Kete ma thote veshtrimi i bukur
Qe ndrin nga padurimi.
Prej drojtjes sone perkund qerpiket
Nje kind fustani ndreq,
Mbas saj mesdita mbyll portiket
Ta mbroje nga syri i keq.
Askush se di kush eshte kjo grua
Qe na ndez si masat,
Nga malli i saj gjithe burrat nguten
Te flene me shpejte me grate.
No comments:
Post a Comment