Friday, June 20, 2014

Vaso Papaj - NË INTIMITET













Vaso Papaj

NË INTIMITET

S’më ke kërkuar kurrë liri.
E dije:
Isha nga ata, që s’ka dashur
Me zinxhirë të lidh njeri.
Nga ti tek unë e nga unë te ti,
ndjenja ka shkuar vetë,
e lirë, e natyrshme, e vërtetë.
S’të kam kërkuar
Besnikëri dhe sinqeritet.
I shfaqte natyra jote, krejt,
Kur shpirti dashurinë e cekte lehtë.
Ke qenë
Një hënë, një yll, një diell,
Një oaz tërë fresk, det dhe qiell.
Një mal, një lum, që vrullshëm rrjedh.
Ku nuk pashë
Kurrë, kërkund një shtjellë.
Ç’ta zgjas kot,
Më do më shumë se çdo gjë tjetër
Në këtë botë.
Si duket, Zoti s’ka pasur dhe për ty zinxhir.
Dhuratë tek unë të solli.
S’e pati të vështirë.



No comments:

Post a Comment