Kostaq Duka
MBËSHTJELLË
PREJ HESHTJES
-Triptik-
VETZHDUKJE E
NGADALTË
Nëse
mbështjellë
prej heshtjes
ngec diku,
këmbanave
bjeruni miqtë e mij
mes jush të
vij sërish.
Heshtja
është gjumi i dëborës
Vetzhdukje e
ngadaltë në harrim.
VËMENDJA
Nuk e lyp
e kërkon me
ngulm vëmendjen fëmija.
Një çast
ta lesh në harresë
zë çirret me
të qara e britma.
Nuk e lyp
E kërkon me
ngulm vëmendjen pleqëria
edhe në
kolltuk mbretëror nuk ndihet qetë
nëse zërat e
të tjerëve
nuk mbrijnë
në qoshen e tij të shkretë.
BASHKËEC ME
VETMINË
Herë, herë
bashkëec me
vetminë,
në një
shteg pylli të blertë
buzë
liqenit, detit , oqeanit dallgësertë.
Vetmia më
jep lirinë të gjykoj veten
për t’u bërë
më i mirë
i paduruar
për t’u rikthyer mes njerëzve te tjerë.