Sunday, May 11, 2014

Kostaq Duka - NË DITËN E NËNËS















Kostaq Duka

NË DITËN E NËNËS

E mbajta hapur ashensorin
në pritje
të një plake të imët, me hap të dridhur.
Një shekullore
si pemë degëvarur,
e ndihmova
derën e apartamentit të vet të hapte
(hapësira e ngushtë e vrimës së bravës  eh  sa po e mundonte!)
Një tjetre i ngrita çantën që i’u rrezua për toke,
buzëqeshje dashurie e përqafime fala si asnjëherë.
Gjithçka e gjithçka e fala pa teprim në Ditën e Nënës
duke mundur sa do pak mallin për të voglën e të mirën time
që veç zërin ja dëgjova tek  i përcillja së largu të ngrohtin urim


No comments:

Post a Comment