Friday, May 9, 2014

Skënder Lazaj - NJËMIJË E NJË HERË














Skënder Lazaj

NJËMIJË E NJË HERË

Njëmijë e një herë ju luta në përgjërime
Mos t'më shifte në sy,se do më linte të mjerë
Sa herë më ndeshte,aq herë bënte 'krime'
Edhe pse isha lutur njëmijë e një herë !
Përbetohesha sa herë që isha larg.
Se sytë e saj s'do i vështroja më kurrë
Por t'mit' m'tradhtonin e si ndaheshin aspak.
Me vehte thosha-po si su bëra njëher burrë ?!
Por ata sy s'ishin thjesht shqisa për të parë
Prej tyre lumenj ndjenje të zjarrta rridhnin
Ka momente kur burri burrërin e lë mënjanë
Ka çaste që ja vlejn t'falesh zemrën e shpirtin!





No comments:

Post a Comment