Vaso Papaj
JAM I YTI
Jam i yti,
Zog mbi sup.
Të t’çukis,
Të t’pi në kupë.
Zog mbi sup.
Të t’çukis,
Të t’pi në kupë.
Jam i yti,
Gjeth në gushë.
Të përkëdhel,
Më quan prush.
Gjeth në gushë.
Të përkëdhel,
Më quan prush.
Jam i yti,
T’rri tek sytë.
S’më nxjerr dot,
Nuk ke të dytë.
T’rri tek sytë.
S’më nxjerr dot,
Nuk ke të dytë.
Jam i yti,
Ëndrrashpresë,
Si puhizë
Në vesh të mbes.
Ëndrrashpresë,
Si puhizë
Në vesh të mbes.
Jam i yti,
Fort shtrëngomë.
Jepmë frymë,
E në qiell çomë.
Fort shtrëngomë.
Jepmë frymë,
E në qiell çomë.
Jam i yti,
Ç’natë e marrë!
Një minutë
Nuk jemi ndarë.
Ç’natë e marrë!
Një minutë
Nuk jemi ndarë.
No comments:
Post a Comment