Përparim Hysi
AH, SI QENKA DASHURIA!
Ah, si qenka dashuria!
Të llaston kur je dhe gjysh!
Unë tani një burrë me thinja
Dashuroj... pa si e qysh?
Ja,shiko një bukuroshe
Seç më thotë mua bukurosh
Epo kjo është e pashoqe
Pleqëri, moj, mbetshë shëndosh!
Sado që jam si pikëpyetje
Gati këmbët i heq zvarrë
Dashuria-burim jete
Zë e pi dhe bëhem djalë.
Dhe lastohem a s'llastohem
Unë tani sikur kam vënë krah
Them të drejtën: hiç nuk ngopem
Dashuri... edhe sevda...
Ah, si qenka dashuria!
Të llaston kur je dhe gjysh!
Unë tani një burrë me thinja
Dashuroj... pa si e qysh?
Ja,shiko një bukuroshe
Seç më thotë mua bukurosh
Epo kjo është e pashoqe
Pleqëri, moj, mbetshë shëndosh!
Sado që jam si pikëpyetje
Gati këmbët i heq zvarrë
Dashuria-burim jete
Zë e pi dhe bëhem djalë.
Dhe lastohem a s'llastohem
Unë tani sikur kam vënë krah
Them të drejtën: hiç nuk ngopem
Dashuri... edhe sevda...
No comments:
Post a Comment