Vullnet Mato
BUKUROSHJA IME
(Monument poetik për të gjitha nënat)
Bukuroshja që më lindi në vjeshtën e
tretë,
pasi më ushqeu me gjakun e bardhë të
gjirit,
më dha edhe bardhësinë e shpirtit të vet
dhe më ruajti si dritën e bardhë të
syrit.
Nëna më mbajti plot dy vjet në sisë,
të ma
mbushte zemrën me dashuri të madhe.
Më deshi si
djalin e parë të shtëpisë,
ndonëse i dha vatrës gjashtë djem radhe.
Kur gjarpëri më
goditi me pickim të shpejt,
nëna ma thithi
helmin e tmerrshëm me gojë,
pranoi pa asnjë mëdyshje
vdekjen e vet,
që nga vdekja e
sigurt të më shpëtojë.
Edhe kur gjashtë
vjeç, më mori lumi
dhe në gjeratoren e
thellë m’u fundos jeta,
nëna u hodh e më
rrëmbeu nga uji,
siç vërsulet
shqiponja me kthetrat e veta.
Nëna më mësoi t’i kushtohem
punës,
me pasionin që më kishin ngjitur në emër.
Të mos gëzohem, kur njeriu vuan dhunën
ndërsa dhimbjen e tjetrit ta ndjej në
zemër.
Të urrej fuqishëm tundimin për të
vjedhur,
që i ka thonjtë e gishtave të zgjatur te
burgu.
Dhe të mos përvetësoj kurrë sendin e
gjetur,
se mbetet pa gjumë personi që e ka
humbur.
Të mos vras zogjtë që këndojnë pemëve,
as të mos shkel gjallesat ndanë udhe,
se edhe ata kanë shpirtra si të njerëzve
dhe i qajnë nënat e
tyre me lot e me kuje.
Pa dashur nënën
time, që më solli në botë,
me të gjithë fuqinë
e shpirtit që zotëroj,
si mund të dua
njerëzit që gjeta mbi tokë,
apo për frymorët e
tjerë të sakrifikoj?!...
Sepse, kur nëna nisi për mua krijimin,
duke lidhur rruazat në mitër qelizë pas qelize,
lidhi fort edhe shpirtin e saj me
timin,
për të gjithë kohën
e përbashkët jetike.
Nëna ka qenë për
mua dashuria e parë
dhe asnjë ndjenjë pasardhëse nuk e
lëkundi.
Ndonëse mungon e s’e shoh të gjallë,
Nëna do mbetet edhe dashuria ime e
fundit.
Se të gjitha mirësitë që më dhuroi nëna,
i pata hajmali, që më ndihën fatin në
jetë.
Prandaj atë bukuroshe s’e ndaj nga zemra,
deri në çastin kur të shkoj pranë saj dhe
vetë...
No comments:
Post a Comment