Wednesday, May 7, 2014

Sergio Hizma - KALOVA NJË DITË SI MBRET















Sergio Hizma

KALOVA NJË DITË SI MBRET

Vargu im ktheu menduar
Nëpër rrugët e kalldrëmit
Në vendin e gjelbëruar
Ku të fton hieja e mënit,

Tek burimi në ixuar
Ku rrjedh uji si kristal
Tek napa mbi shelqëruar
Që var çobani në mal.

Shko ndihmo edhe çobanin
Mishin në hell kur ta dredhë
Piqe edhe kokurecin
Poshtë dhjami të rrjedhë.

Ulu me çobanërinë
Posht një panje a një tënde
Të dëgjosh një blegërimë
A një cicërim' mëllënje.

Shtro një shark mbi trëndelinë
Ku ngrihet lartë një shkozë
Shiko tutje në lëndinë
Një tuf shqerra duke lozë.

N'atë qetësi prej Hëne
Gjith' kënaqesinë shijoje
Që nga mëngjesi në mbrëmje
Trupin në parajs lëshoje,

Pastaj mbrëmja kur të bjerë
Përmbi male e përmbi det
Merre rrugën zbrit në Fterrë
Të eshtë shtuar një vit jetë.

Ulu të pishë një kafe
Me kë gjen në tavolinë
Se të gjithë sa janë atje
Shquhen shum' për bujarinë.

Të hedhin dorën në qafë
Si një vëlla të shtërngojnë
Me fjalët të ëmbëla mjaltë
Edhe shpirtin të dhurojnë

Derisa të vijë mëngesi
Të rrishë duke biseduar
Kur të këndojë këndezi
Të mendosh sa ke filluar.

Pastaj merre një sy gjumë
Vetëm një orë të mjafton
Nuk të duhet jo më shumë
Kur mushkritë thithin ozon.

Edhe drita kur të zbardhë
Do të ndihesh kaq i lehtë
Do thuash lum ku kam ardhë
Kalova një ditë si mbret.

No comments:

Post a Comment