Vullnet Mato
PLANETI YT NË HERSHMËRI
Do t’i falja të gjitha kursimet e mbledhura
nga rropatja e krahëve
dhe nga pagjumësia e penës së ndershme;
Do të falja shtëpinë, komfortin
të vënë me mundim sfilitës pas kaq vjetëve;
dhe çdo gjë tjetër të vlefshme,
Po të më vije, moj grua,
edhe një herë,
me atë fustanin e vetëm prej basme;
për ta filluar nga e para,
si atëherë,
kur ishe e re, e hijshme dhe e hajthme;
Do të hidhja gjithçka,
pa as me të voglën keqardhje,
Sepse nga të gjitha
ç'fituam e ç'patëm ne të dy,
objekti më i vlefshëm deri tani në plakje,
paska qenë planeti yt rinor në hershmëri...
Ai planet i zjarrtë,
me shkëlqimin që s’e pati asnjë mrekulli,
në atë qiell dashurie të magnetizuar,
aq sa dhe kur shoh në vegime imazhin e tij,
bën të më digjen në sy
meteorë lotësh të përvëluar...
Ah, sikur të ndodhte sërish ajo pamundësi!...

No comments:
Post a Comment