Ragip Dragusha
B L E T A
Përmbi lule, gem me gem,
Shih sa larg ti paske shkue,
A mendon se barra e randë
Mbi krahë tu ka me peshue.
Shih sa larg ti paske shkue,
A mendon se barra e randë
Mbi krahë tu ka me peshue.
T’shoh të kthehesh ti ngarkue
Mbi nji lule unë t’kam parë,
Me mendimin me pushue,
Nektar t’ri ti prap ke marrë.
Mbi nji lule unë t’kam parë,
Me mendimin me pushue,
Nektar t’ri ti prap ke marrë.
Era e fortë asht tue t’pengue
Në koshere për me mbrrijtë,
A s’mendon se ke me u rr’zue,
E ngarkueme kështu nji ditë?
Në koshere për me mbrrijtë,
A s’mendon se ke me u rr’zue,
E ngarkueme kështu nji ditë?
Dielli tash ka perendue,
Ende ke me ba shum' rrugë,
Nata e zezë ka me t’ngatrrue,
A mendon ku ke me bujtë?
Ende ke me ba shum' rrugë,
Nata e zezë ka me t’ngatrrue,
A mendon ku ke me bujtë?
N’hallin tand' unë jam harrue,
Me që t’pashë tash due me dijtë,
Kështu gjithmonë ti ke veprue,
Po kaq larg sa un ke ike?
Me që t’pashë tash due me dijtë,
Kështu gjithmonë ti ke veprue,
Po kaq larg sa un ke ike?
Bashkë prap kena mu takue
N’vendin tem kur te kalojme
Të dy bashke njashtu ngarkue
N’andrra t’bukra do shtegtojme.
N’vendin tem kur te kalojme
Të dy bashke njashtu ngarkue
N’andrra t’bukra do shtegtojme.
No comments:
Post a Comment