Luan Xhuli
NË SHTËPINË TIME
TË VJETËR…
Te gjitha gjerat kane
ndryshuar;
Trarët si dhembe
te prishur,
kuzhina qe vetëm
emri i ka mbetur i tille
dhe oborri
mbuluar nga hithrat rrugaçe,
me vështrojnë dhe
me pyesin me frike.
Dhoma ime e
dikurshme
ku thonë se tani
e zotërojnë engjëjt,
s’ka dysheme dhe tavan…
Unë, mund te fle
ne krevat ajri
si “djall” qe
bashkëjeton me engjëjt e rremë.
Mbi hardhitë e
mplakura,
një qen
rrugësh përmjerr i qete
dhe s’di pse ne
shikimin e tij
me dërgon urrejtjen
e ngushëllimit.
Shtëpia ime e
vjetër, me asgjë te saj nuk ngjan.
Ka harruar…
dhe të qajë !
No comments:
Post a Comment