- Luan Zhuljeta KalanaDUA TE SHOH SHPIRTIN
(Njeriu jeton dy jetë,Vetja dhe Shpirti qe s'vdes kurrë... ...thonë,por sa është e vërtetë ?! )
Dua të të shoh në ëndërr,
se ditën s'të gjej,
pa dalë gjumi natën,
kam qejf të shoh shpirtin ,
ta shoh si qengj kur fle.
&
Dua të të flas me shpirtin,
u lodha se kerkuari,
s'jam i marrë,
duat t'i jap një puthje,
të më mbajë gjallë.
&
Nuk e di ku fshihesh,
të ndjek dhe hijen,
po të rish në tokë,
ta gjej folenë.
&
Po të jesh në qiell,
mos m'u zhduk në re,
ne galaktika ,
firaune s'të gjej.
&
Bota të kanë parë,
ti je brenda meje,
mos më bëj me hije,
lemë të të prek,
më trego ku je ?!
&
Po të jesh në zemër,
atje nuk të gjej,
ajo eshte me oda,
pallat për Mbretër...
&
Po të jesh në trup,
e kam më te lehtë,
vello a mantel,
më thuaj të të gjej.
&
E di që s'do të më shfaqesh,
se thonë pastaj unë vdes.
Nga ty dua vetëm dy fjalë,
nuk dua lëmoshë,
të zezën në të bardhë.
&
Thonë që je shpirti,
se unë s'të kam parë
më thuaj të vërtetën ?!
-I vdekur, ... apo jam gjallë !...
Sunday, April 13, 2014
Luan Zhuljeta Kalana - DUA TE SHOH SHPIRTIN
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment