Sunday, April 6, 2014

Agim Bacelli - GRATË...














Agim Bacelli

GRATË...

Ne burrat,
Sa pakë i njohim gratë!
Si t'i njohim,
Munden vetë gratë
Të na ndihmojnë vallë?
Dikush thotë
Gratë janë si çaji në qeska,
Qëndresën e tyre njohim
Kur i hedhim në ujë të valë!
Dikush tjetër,
Të jesh femër s'është e lehtë,
Na thotë.
Rrethuar me meshkuj patriarkalë
Duhet të jetë Ferri,
Them unë vetë.
Këto ndoshta janë arsyet sot,
Bashkë me Dashurinë e Madhe,
Grave t'ju thur disa vargje.
Vargje kritike për vete,
Kritikë për miqtë e mi,
Kritikë për këdo;
T'i duam akoma më shumë,
Duke i njohur më mirë ato.
Grave,
Perëndia ju ka dhënë bukurinë.
T'i ruajë nga burrat budallenj
Pyes,
Pse s'ju ka dhënë edhe fuqinë?
Po vetë përgjigjem,
Gratë duke qenë thesar,
Thesari vetë s'mbrohet, e dimë.
Zoti na krijoi neve për gratë
Roje të bindur para tyre të rrimë!




No comments:

Post a Comment