Saturday, April 5, 2014

Shyhrete Ahma - NE GJUMIN E RËNDË...














Shyhrete Ahma.

NË GJUMIN E RËNDË...

Errësirës së natës i dhuroj dritën e shpirtit
nga cepi i dritares, hënës i dërgoj buzëqeshje!
n'damarët e zemrës... ngrica kaploi trishtimin....
gjer sa pikojnë lotët, e flas me veten në heshtje.

Në gjumin e rëndë, ëndërroj bregore t'larta...
m'bëhet prore, se fluturoj si pulëbardha!
trupi nuk lëviz.... dikush më merr për dore!
shtrënguar mbërthej shtratin, si një përmendore.

E bukur ishte e bardha e reve....ëndërruar,
me ylberin shumëngjyrësh...pas shiut me rrëmbim
djersët e ballit, mbi jastëk pikuar...
e lotët nga ankthi, rrjedhin me ngashërim...

Natës së gjatë, më të gjatës natë...
pa dritën e hënës, përpëlitur në ëndrra!
errësirës i fala, dritën e shpirtit të bardhë!
e mardhur zemra... pa aguar dita.


No comments:

Post a Comment