Petrit Sulaj
NJË BILETË FALAS PËR SPEKTAKLIN E POEZISË
Zotëri,
mirëseerdhët në çfaqjen e poezisë
siç e shihni, mungon publiku
ju që sapoerdhët
nuk duhet të duartrokisni
mund të admironi, po
askush ju sheh, askush ju nxit.
Kuptoni?!
Kjo ështe e vërteta e poezisë:
poezia eshtë heroizëm i distiluar
nga talenti
guxim i paplagosur
nga jeta
jo dredhi bërë spirale
nga ambicja
poezia nuk shkruhet e lexohet
për të marrë duartrokitje e ovacione
nuk ndal e dëbon asnjë me dhunë
nuk ka radhë te sporteli i biletave
as turmë rreth saj
poezisë i intereson njeriu i pashoqëruar
njeriu fillikat vetëm
më kuptoni apo jo
zotëri?!
mirëseerdhët në çfaqjen e poezisë
siç e shihni, mungon publiku
ju që sapoerdhët
nuk duhet të duartrokisni
mund të admironi, po
askush ju sheh, askush ju nxit.
Kuptoni?!
Kjo ështe e vërteta e poezisë:
poezia eshtë heroizëm i distiluar
nga talenti
guxim i paplagosur
nga jeta
jo dredhi bërë spirale
nga ambicja
poezia nuk shkruhet e lexohet
për të marrë duartrokitje e ovacione
nuk ndal e dëbon asnjë me dhunë
nuk ka radhë te sporteli i biletave
as turmë rreth saj
poezisë i intereson njeriu i pashoqëruar
njeriu fillikat vetëm
më kuptoni apo jo
zotëri?!