Monday, January 13, 2014

Ymer Nurka - KËNGA E VIRGJËRESHËS














Ymer Nurka

KËNGA E VIRGJËRESHËS

Ti në udhë të gjerë, unë në rrugë të ngushtë.
Dy faqet e kuqe, si molla në gusht.
Sumbullat e gjirit, si rubin i prushtë.
Njëra rridhka mjaltë, tjetra pikon musht.

Njëra pikon musht, tjetra rridhka mjaltë.
Ashtu si burimi, rrjedh nga mal' i lartë.
Siç pikojnë dritën, yjet e kristaltë...
Mos i lërë të rrjedhin moj zoti t'i faltë!

Mos i lërë të rrjedhin, moj ti faltë zoti!
Ashtu prej vetiu, ashtu për së koti.
Sa shpirtra të djegur, do nxirrje nga moti.
Sa zemra do nxehje, mardhur nga i ftohti..!

Mardhur nga i ftohti, sa shpirtra do nxehje,
Pastaj do ti shkrihje, pastaj do ti dehje,
Ata si manarë do rendnin pas teje,
Atje ku të rrije, atje ku të veje.


No comments:

Post a Comment