Linda Lazaj
Ç`MA PASKA ENDA SOT...Të numuroj me gishtërinj degët e gjethet
Të parin e pagëzoj: “motër”
të dytin: “vëlla”, përmallshëm me përgjërim
Nuk më mjaftojnë gishtat e dorës për bij e bija,
në pëllëmbë më mbin korija
Drurët të gjithë, nipër e mbesa e kushërinj
i mbledh në grusht, i çoj te zemra
Ah, zemra zemra, nuk qenka thjesht një copë muskul
një pyll me emra mbajtka brenda
Gjumi më merr duke gërmuar rrënjët e lisit
pleksur pas shkëmbit. Një shkëmb me gdhena
buzë e mollza e ball` të gdhendur me legjenda
Ç`ma paska ënda, sot, ç`ma paska ënda
ta ledhatoj trungun e degët me mall prej shpirti
Ti puth në buzë një për një gjethet e lisit...
No comments:
Post a Comment