Koço Sterjo
HUMBA
BESIMIN NЁ PERЁNDI
Nё fund tё
viteve njёmijё e katërqind,
Sandro Bottiçelli
pat guxuar
Tё
pikturonte Venerёn lakuriq,
Ashtu si un'
e kisha dashuruar.
Natyrisht, ajo
nuk ishte Perёndesha,
Ishte mikja
ime e rinisё,
Ajo,pёr tё
cilёn njё stivё me vjersha
Dogja nё
zjarr tё dashurisё.
Tani, tё
tria, mё vini para si tё derdhura nё vaj:
Eva me
gjethen e pemёs nё mes,
Venera me
flokёt e gjatё nё vend tё saj
Dhe ti, siҫ
i vjen ditёs njё mёngjes.
E humba
besimin nё Perёndi,
Njё tjetёr i
tillё nё shpirt mё ҫeli.
Mё e bukura
nga tё gjitha je ti.
Eh,ҫ'mё
bёre, Sandro Bottiçelli!
No comments:
Post a Comment