Monday, January 13, 2014

Përparim Hysi - TË PERËNDOJNË SYTË













Përparim Hysi
TË PERËNDOJNË SYTË

Të perëndojnë sytë
Sikur të merr gjumi
Të keqen e syve
Që janë gushëpëllumbi.

I hap dhe i mbyll
Si në semafor
Unë gatitu fill
Si polic rrugor!

E kështu gatitu
Qëndroj duke pritur
Ta dish, ububu
Krejt jam lebetitur.

Krejt jam lebetitur
Pres dritën "jeshile"
O, mor syri i ndritur
Më ke mbushur "xhinde"

No comments:

Post a Comment