Monday, January 13, 2014

Vjollca Tiku Pasku - KTHIM NË VENDLINDJE











 

Vjollca Tiku Pasku

 

KTHIM NË VENDLINDJE

U ktheva,
në ajrin e vendlindjes,
atje ku zëri
lëshon dritë nëpër qiell,
atje ku petalet e luleve
hapin agimin,
dhe aromat mbushin
mushkëritë e tokës.

U ktheva,
mes notave magjike,
ku vijat e erës,
krijojnë pentagramin e dashurisë,
dhe shpirti im hapet fushës,
e ledhatoj me puthje
çdo pëllëmbë vend,
çdo valë lozonjare deti që garon,
cila arrin e para në breg.

U ktheva,
nga gjeometria e Olimpit,
ku ditët e mërguara
prisnin pa kohë,
në thinjat e vetëtimave
të bubullonin
në copëzën e varfër,
Atdheun e zemrës time.

U ktheva,
në baltën e ëmbël,
që në lindje më kurorëzoi “shqiptare”
dhe më mëkoi me dashuri,
e me një copëz dritë ,
që ruaja të ndezur në vend të huaj,
nga dielli hyjnor,
që kalonte nëpër Shqipëri.

U ktheva,
udhëtimin e fundit,
ta bëj nën tokë,
kur të vijë çasti,
balta të përziet e qetë me lot,
pa ankthin se,
do jem e huaj nën dhe...
U ktheva,
se të dua ty Atdhe!...

No comments:

Post a Comment