Monday, January 13, 2014

Vangjush Ziko - SI TË MBROHEM...















Vangjush Ziko

SI TË MBROHEM...

I rrezikshëm luani i Afrikës.
Anakonda e amazonës na tmerron,
tehu i thikës
dhe arma na mbron.
Na mbron dinakëria e homosapiensit
dhe instinkti i lashtë i gjahut
që gjaku
trashëgoi nga të egrit.

Nga kafshët
di si të mbrohem,
por si të mbrohem
nga njerëzit!


No comments:

Post a Comment