Sunday, January 19, 2014

Vjollca Tiku Pasku - TI, I ARDHUR NGA MJEGULLA QIELLORE















Vjollca Tiku Pasku

TI, I ARDHUR NGA MJEGULLA QIELLORE

Ti i ardhur
nga mjegulla qiellore,
më bën të shkel,
në pupla resh,
dhe nga yjet,
të ndez pishtarë...
Ti më bën të vështroj
dritëzat që fluturojnë
në qiell....
Po ngre vështrimin 
lart…lart !...
Oh, më ra një shkëndijëz,
më ndjek si xixëllonjë,
dhe aty më kap.

Ti më bën të ndihem diamant,
që shpërbëhet,
si dielli mbi lulet në livadh..
ti këpute një zambak
t’i marrësh erë…
por unë jam bashkë me lulet
në një pranvere.

Dashurinë, qiell- tokë,
vendose në dy zemrat tona,
një herë e përgjithmonë...

Friday, January 17, 2014

Vullnet Mato - NËSE TI JE PESHKATARE...














Vullnet Mato

NËSE TI JE PESHKATARE...
              (Nga pozicioni i një djaloshi)

Mos qëllo me harqet,
që ke në çdo vetull,
se zemra s’po më gjen
strehim as nën sqetull!...

Oh, me bisht të syrit,
mos më fshikullo aq fort,
se shpirti atë kamxhik,
nuk ma duron dot!...

Mos më shti nga buzët
krismat ngazëllime,
se më ndizet gjaku,
me zjarr vetëtime!...

Mos më gjuaj me gjinj,
doreza boksi, në kokë,
se më hallakatet truri
dhe shembem përtokë!...

Mos ma tund ti belin,
si selvia në erë,
se nga marramendja,
do bie si trung i prerë!...

Mos luaj me mua,
si me peshkun në grep!
Po je peshkatare,
shko në një tjetër det!...

Linda Lazaj - Ç`MA PASKA ENDA SOT...









 
Linda Lazaj
Ç`MA PASKA ENDA SOT...

Të numuroj me gishtërinj degët e gjethet

Të parin e pagëzoj: “motër”
të dytin: “vëlla”, përmallshëm me përgjërim

Nuk më mjaftojnë gishtat e dorës për bij e bija,
në pëllëmbë më mbin korija

Drurët të gjithë, nipër e mbesa e kushërinj
i mbledh në grusht, i çoj te zemra

Ah, zemra zemra, nuk qenka thjesht një copë muskul
një pyll me emra mbajtka brenda

Gjumi më merr duke gërmuar rrënjët e lisit
pleksur pas shkëmbit. Një shkëmb me gdhena
buzë e mollza e ball` të gdhendur me legjenda

Ç`ma paska ënda, sot, ç`ma paska ënda
ta ledhatoj trungun e degët me mall prej shpirti
Ti puth në buzë një për një gjethet e lisit...



Diamanta Zalta - X X X...












 
Diamanta Zalta
X X X...

Zë i ngjirur ,
Dëshirë e thinjur ,
Kam kaq rërë detit ,
Për t’ja situr . . .

Sitet ?!!...

Me muzg e kam të mbuluar shpirtin ,
Por në zemër mbin gjithmonë një dritë .
A mundemi Statujat e gurta ,
Që ftohtë të mos kenë ,
Ti veshim me ndjesitë ?

Nuk flasin . . .
Si njohin mëritë .
Janë... vetëm gur ,
... edhe nur !

Kam kaq rërë detit ,
Për t'ia situr,
Tek e vërteta për të arritur...

Sergio Hizma - MË JEP NJË TË PUTHUR













Sergio Hizma

MË JEP NJË TË PUTHUR

Më jep një të puthur,
po deshe borxh ma jep...
 Se ta kthej me fajde,
për një, pesëdhjetë...
Nëmë një përqafim,
veçse pa hilè,
Të të jap njëqind...
si të dhashë dje...
Nëse je bujare...
dhe mua më do?
Sot unë të jap një puthje,
Ti nesër më mbulo...
Kur të them të dua...
o sa i lumtur jam!...
Veç më mbulo me puthje ...
mos më hidh jorgan!
Kur shkrihesh me mua,
në një përqafim,
Nën dritën e hënës,
nuk dua agim...
Ç'më duhet agimi,
kur pranë të kam Ty?!
Ti je dielli vetë,
për dy sytë e mi!
Se kur jam me Ty,
asgjë nuk mendoj,
veç i lutem zotit,
lërmë o Zot të rroj !...

Sonila Sonila - ME MALLIN E ETUR PËRQAFUAR










Sonila Sonila
ME MALLIN E ETUR PËRQAFUAR

Tani dhe heshtja më bezdisë,
mallin e etur e mbaj në gji
buza dot, s`i shqipton fjalët
humbas n'vetvete si me magji

Me zërin tend, jam dashuruar,
largësia më duket sikur më vret,
gjuhën e mallit, puth menduar,
kërkoj dritën e syve tu, dhe hesht,

Vjen një çast,e malli me mbytë,
u përgjërohem yjeve të tregojnë,
vetminë natës i grisë duke qarë
hëna largohet, yjet perëndojnë ,

se di, sa vrap vjen shpirti drejt teje,
si erë, si mall, apo si rrufe lëshuar,
sytë e tu si e vetmja shpresë
i pres me mallin etur përqafuar.

Hekuran Miraka - ENDACAK













Hekuran Miraka

ENDACAK

Dhiar kam mbetur, moj virane,
Qe kur me zune kembet dhe.
Kam baritur pas thembres tende,

Bredhak i rruges me hajbe.

Nje grusht fare dhe nje plis.
Kam futur ne anat e hajbese.
Nje sojan kam mbajtur ne bres,
Ne dore nje shporte me ve.

Kam ikur pas eres qe mbeti rruges.
Ne ditepazaret rretheqark.
Dhe me eshte qullur cepi i buzes,
Dhe me eshte gerleshur nje mustak.

Dhiar kam mbetur,moj virane !
Bredhak i shkrehur. Harbut.
I fus te gjitha thelle hajbeve.
Nje sy te nepsur dhe nje cope buze.

Fatmir Terziu - SHQIPTARÇE I FLASIM BOTËS














Fatmir Terziu

SHQIPTARÇE I FLASIM BOTËS

(“Takim” para bustit të Skënderbeut në Londër)

Je më i fortë se njëzetë e pesë vitet,
që mprehën tehun e shpatës tënde.

Je kështjella ku mishërohen të gjitha qëndresat,
maja ku ngrihen e lartësohen fortesat,
e heronjta lavdi e luftës,
fitorja!

E shkuara ku shkruhen memorjet,
fushëbeteja ku bëjnë paq urrejtjet vëllazërore,
unaza përkore e fjalës,
besa!

Trokthi ku lindën ninullat,
dashuritë për bijtë e bijat,
je shtrati ku zë fill shpirti i betimit,
fjala e Kryetrimit!

Me ty sot mbahet peshë shqiptaria,
në dhe të nënës e babës,
atje ku t’u njoh burrëria,
simbol i shkabës!

Me ty edhe në zemër të Londrës,
shqiptarçe i flasim Botës,
para teje të gjithë bëjmë be,
i Madhi Skënderbe!