Kostaq Duka
NË DITËN E NËNËS
E mbajta hapur ashensorin
në pritje
të një plake të imët, me hap të dridhur.
Një shekullore
si pemë degëvarur,
e ndihmova
derën e apartamentit të vet të hapte
(hapësira e ngushtë e vrimës së bravës eh
sa po e mundonte!)
Një tjetre i ngrita çantën që i’u rrezua për toke,
buzëqeshje dashurie e përqafime fala si asnjëherë.
Gjithçka e gjithçka e fala pa teprim në Ditën e Nënës
duke mundur sa do pak mallin për të voglën e të mirën
time
që veç zërin ja dëgjova tek i përcillja së
largu të ngrohtin urim