Sunday, March 2, 2014

Vjollca Tiku Pasku - Ç’NATË KA RËNË SONTE...












 
Vjollca Tiku Pasku
Ç’NATË KA RËNË SONTE...

Ç’natë ka rënë sonte,
kur nuri i argjendtë i hënës,
ngjyen pelerinën e detit,

e noton në palat e valëve,
të fustanit ujor?!....

Ç’natë ka rënë sonte,
kur luspat e dritës në shpirt
dridhen sa njëmijë diej bashkë,
dhe trokasin në dy pulse të kuq,
si zogu që hap krahët
të fluturojë për herë të parë?!...

Ç’natë ka rënë sonte,
kur planetët vallëzojnë
nëpër kurora unazash,
veshur në ar,
kur gjithë zemra e universit
rreh me tinguj pafundësie,
në simfoninë e ngjyrave të dritës?!...
Kur zëri i dashurisë,
rritet e hap një dritare,
në kubenë e engjëjve,
duke kënduar lumturinë,
me gjuhën e jetës?!...

Sonte jam engjëll i etur
për pak qumësht drite,
nga bota e dashurisë...

No comments:

Post a Comment