Sunday, March 2, 2014

Vaso Papaj - HASTA LA VISTA











Vaso Papaj
HASTA LA VISTA
(Me Petro Markon në Dhërmi)

U ngjita shkallëve të gurta me diellin në kurriz
Dhe peshë e tij, një çast s’më mundi atë pasdite.
Të të jepja dorën doja, të të nxirrja prej mërzisë,
Po befas ndjeva që mërzinë padashje ti ma ngjite.

Sa doja një buzëqeshje tek buza të të kish mbetur,
Por tek gjezdisja bronzit, më mbetën sytë mbi gishta.
Me ta po mbroje librat nga tramundanë e çmendur,
Ndaj thirra sinqerisht të tuat fjalë “Hasta la vista”.

Vështrimi yt të shpinte poshtë, nga toka mëmë.
Mos një lëndim nga thellësitë? Kushtrim nga Fishta?
Atëherë mbi bronz gjezdisa shkumësin gërmë për gërmë
Dhe si premtim të lashë ato tri fjalë “Hasta la vista”.

No comments:

Post a Comment