Dhimiter Nica
SHPIRTI DASHURON NJËLLOJ...Një mal të lart me dashuri e kisha,
kur isha në moshën e bukurisë!
Për ty shumë ëndrra preka me dorë,
shumë ëndrra me llavën e shpirtit qendisa...!
Dhe sa herë që merrja lapsin,
përpara më delte një fushë me lule,
që vetëm dalldisë...
Pak nga pak,
shpirti m'u gjend si pistil në një llavë tjetër rrëkeje...
Aty zbriste papushim drejt fundit të lumtur...!
Zemra jote e fshehu thellë,
siç fsheh ylberin një pjesë misterioze prej reje...
Shiu binte papushim, mbi Amazonën e pafund...
Nga mali i dashurisë lindën lisa të tjerë,
çelën lule shumëngjyrëshe
dhe aromuan fushën...
Në moshën e vonë shpirti kurrësesi s'quhet i mjerë,
kur puth aq ëmbël hiret e tua,
buzët dhe gushën.....
No comments:
Post a Comment