Vasil Tabaku
BALADË PËR DASHURINË…Se ne ishim
Një udhëtim i gjatë
Nëpër shkretëtirën e heshtjes
Një zgjim i fuqishëm
Ku jeta
Puthet me ëndërrën
dhe duart tona
Shëndrrohen
Në dy brigje
Të lumit të dhimbjes…
…sepse
Ne ishim vet dhimbja
Pa të cilën
Dashuria
Nuk është dashuri
Dhe shpirti
Ndjehet i braktisur
Në rërën e nxhetë…
Ndërsa puthja
Do të ishte thjeshtë
Një takim…
Po ti e dije
E dije
Se dashuria
Fillon
tek harku i ylbert i shikimit
dhe vdes
tek magjia e buzëve…
atje
ku horizontet e trishtimit
përflaken
nga zjarri i përqafimit…
Dhe unë prisja,
…ti gjithashtu prisje,
Prisnin drurët gri të rrugës
Priste lulja e hepuar e trendafilit
Priste fluturimi i zogjëve
Dhe qielli
Ndërtuar
Prej psherëtimave të tua.
Priste Bota
E ndalur pa frymë
Buzë greminës
Dhe stuhitë e cmendura
Prisnin…
Ishte nje pritje
Përtej pritjes
Ndërsa
Nëpër supet e ashpër
të dimrit
Zbardhte
Si klithmë
Bryma e ftohtë e ankthit
Ne fytyrën prej akulli
Të ëndërrës…
Ndërsa tej në horizont
Pëllumbat e dridhshëm
Të gjinjëve
Rrebelonin
Nga kraharori yt
Shpërthenin kafazin
Drejt foleve
Të duarëve të mia
Ku digjej padurimi
Si prush I zjarrt…
…dhe ti
Ah…ishe aq e bukur
Sa kishte shatngur Dielli
Ishte xhelozuar Hëna
Me ty
Ishin dashuruar
Vet ëngjujt
Ndëra në kopësht
Ishin mbaruar të gjitha
Kokrat e kuqe të mollëve
Unë nuk kisha më
Asnjë kokërr mollë
Për të kafshuar
Prisja të më sillje mollën,
Mëkatin magjik
Dhe të dëshiruar
Gjer në marrëzi…
Dhe ti trëmbeshe
Kishe frikë nga mallkimi,
Rendje t’i shpëtoje
Ndërsa
Drejt meje afroheshe
tragjikisht
e pashmangeshme
e pafajshme si vetë pafajësia
e bukur dhe tronditëse
Një Zanë
Prej ajri dhe drite
Ne cnim
Në atë udhëtim të gjatë
Pambarim
Drejt njëritjetrit
Të etur
Me buzët
Plasaritur
Nga mungesa e puthjes…
A thua se një ditë
Ne do të ishim vet puthja ?
Do të ishim fjala ?
Si copëza zjarresh
Mbi duart e ledhatimeve ?…
Ndërsa
Veshur
Me pelerinën e heshtjes
Pash larg,
Siluetën prej trandafili
Të trupit tënd
Unë tashmë
Isha I tëri
aroma dehëse e trandafiilave…
Ti po vije
Mbi rrugën
Prej rënkimesh të ëmbëla
Si një triumf drite dhe puthjeje
Një shpërthim
Dashurie
Prej sysh përvëlues
Ku bota
Lahej në DASHURI…
No comments:
Post a Comment