Monday, March 3, 2014

Serxho Sejko Hizmo - SHKRONJEN “O” SI ZEMËR BËJE TI












Serxho Sejko Hizmo
SHKRONJEN “O” SI ZEMËR BËJE TI
Emrin tim me guriçka shkruaje në rërë
Po valët e detit ta prishnin përsëri.
Ti nxitoje ta shkruaje emrin të tërë,
Kurse shkronje “o” si zemër e bëje ti.

Unë me ëmbëlsi vija të ngacmoja:
Kaq pak më do sa emrin tim ta fshin një valë...
Nëse unë gjoksin tim fare do ta shkallmoja
Përsëri emri yt jashtë s’ka për të dalë.

-Në rërë emrin ta shkruaj, po me trup e mbroj,
Të mos e lëvizi as më e madhja stuhi,
Sepse unë pa ty nuk dua të jetoj... -
Si për tu mbrojtur, e pafajshme përgjigjeshe ti.

-Unë të kam skalitur në çdo qelizë të trupit,
Gjaku im s’lëviz pa qenë Ti aty...
Me dorën për qafe i shtrëngova supin
Dhe kur në sy u pamë, shpërthyen shkëndi.

Të kapur prej supesh ecëm ngadalë,
Në rërën që ndan tokën nga deti...
Këmbët të freskuara nga deti me valë,
Nga dy zemrat një krater dashurie aty mbeti.

Në të njëjtin vend, për çdo vit ne shkojmë,
Ku me ndjenja të zjarrta lidhëm dashurinë,
Kur shkojmë atje, fjalët janë të pakta,
Sepse na pëlqen që, mes kujtimesh pak të rrimë.

Tek heshtja e heshtur, që kurrë s’gjeti fjalë,
Tek zjarri i dashurisë, që kurrë s’mbaroi,
Tek valët që bregun përkëdhelin ngadalë,
Në të largëtat kujtime mendja më fluturoi...

Në atë breg rëre janë hedhur themelet,
Ku pallatin e tyre ndërtuan dy jetë...
Që përjetë i paharruar për ne të ngelet
Po aq i rëndësishëm, sa dashuria vetë...

Diamanta Zalta - KUR TE TAKOHEMI NJE DITE













Diamanta Zalta
KUR TE TAKOHEMI NJE DITE
Kështu do të jemi një ditë ,
I dashur ,
Kur ti përkasim një moshe ,
Të avancuar .

Do të takohemi diku .
Papritur në rrugë ,
Apo një çast pranveror ,
Të akoorduar . . .

Unë ,
Do të kem vënë mbi thinja
Luledele të bardha .
Nuk mund të ndryshoj -
Edhe plakë , do ta dua ,
E do të më dojë,
Pranvera .

Sepse unë , kam mënyrën time
Ta mbaj gjallë ,
Atë pranverë kur ishim ,
Aq të bukur ,
E aq bashkë .
Të kujtohet ?
Prej dashurisë sonë,
Edhe ajri merrte flakë .

Sa të më shohësh ,
Do të rendësh ,
Drejt meje , me vrap .
Për një përqafim me mua
Të madh ,
Gjigand . . . .

Kujdes , do tët them -
Mos biem , more Djalë !
E përsëri me humorin tim ,
Do të qeshim ,
Ashtu si dikur më të rinj ,
Ishim . . .

Do të më lëmosh duart ,
Do të të puth sytë ,
Sepse vlerat gjithmonë i rriten ,
E kurrë si zvogëlohen ,
Dashurisë .
Ti do te mbash akoma ne gisht ,
Si te gjithe fisniket ,
Nje unaze .
Une do te ul koken
gjithmone para saj ,
E ndjere ngushte ,
Pa bere asnje faj .

Më pas . . . . . .
Ti do të harrosh
Kohën ,
E nisjes së autobuzave ,
Të Vlorës .
Unë , kapakun e tenxheres ,
Pa kujdes ,
Mbi të qëndisura ,
Përmbysur .

Do të ndahemi pastaj , për fare
Me një lot te syri ,
Do të jetë ngrysur .

Do të largohesh . . .
Duke kthyer si gjithmonë ,
Kokën e bardhë mbrapa ,
Ashtu gjithë nur ,
Tek syri i shkruar
Me xixa .
Unë , do të të tund dorën ,
E rreshkur ,
Ashtu . . . parreshtur ,
Me flokët me thinja mbledhur ,
Aty ku ca luledele , të bardha
Aq bukur kanë ndenjur .

KUR TE TAKOHEMI NJE DITE

Kështu do të jemi një ditë ,
I dashur ,
Kur ti përkasim një moshe ,
Të avancuar .

Do të takohemi diku .
Papritur në rrugë ,
Apo një çast pranveror ,
Të akoorduar . . .

Unë ,
Do të kem vënë mbi thinja
Luledele të bardha .
Nuk mund të ndryshoj -
Edhe plakë , do ta dua ,
E do të më dojë,
Pranvera .

Sepse unë , kam mënyrën time
Ta mbaj gjallë ,
Atë pranverë kur ishim ,
Aq të bukur ,
E aq bashkë .
Të kujtohet ?
Prej dashurisë sonë,
Edhe ajri merrte flakë .

Sa të më shohësh ,
Do të rendësh ,
Drejt meje , me vrap .
Për një përqafim me mua
Të madh ,
Gjigand . . . .

Kujdes , do tët them -
Mos biem , more Djalë !
E përsëri me humorin tim ,
Do të qeshim ,
Ashtu si dikur më të rinj ,
Ishim . . .

Do të më lëmosh duart ,
Do të të puth sytë ,
Sepse vlerat gjithmonë i rriten ,
E kurrë si zvogëlohen ,
Dashurisë .
Ti do te mbash akoma ne gisht ,
Si te gjithe fisniket ,
Nje unaze .
Une do te ul koken
gjithmone para saj ,
E ndjere ngushte ,
Pa bere asnje faj .

Më pas . . . . . .
Ti do të harrosh
Kohën ,
E nisjes së autobuzave ,
Të Vlorës .
Unë , kapakun e tenxheres ,
Pa kujdes ,
Mbi të qëndisura ,
Përmbysur .

Do të ndahemi pastaj , për fare
Me një lot te syri ,
Do të jetë ngrysur .

Do të largohesh . . .
Duke kthyer si gjithmonë ,
Kokën e bardhë mbrapa ,
Ashtu gjithë nur ,
Tek syri i shkruar
Me xixa .
Unë , do të të tund dorën ,
E rreshkur ,
Ashtu . . . parreshtur ,
Me flokët me thinja mbledhur ,
Aty ku ca luledele , të bardha
Aq bukur kanë ndenjur .

Sunday, March 2, 2014

Vjollca Tiku Pasku - Ç’NATË KA RËNË SONTE...












 
Vjollca Tiku Pasku
Ç’NATË KA RËNË SONTE...

Ç’natë ka rënë sonte,
kur nuri i argjendtë i hënës,
ngjyen pelerinën e detit,

e noton në palat e valëve,
të fustanit ujor?!....

Ç’natë ka rënë sonte,
kur luspat e dritës në shpirt
dridhen sa njëmijë diej bashkë,
dhe trokasin në dy pulse të kuq,
si zogu që hap krahët
të fluturojë për herë të parë?!...

Ç’natë ka rënë sonte,
kur planetët vallëzojnë
nëpër kurora unazash,
veshur në ar,
kur gjithë zemra e universit
rreh me tinguj pafundësie,
në simfoninë e ngjyrave të dritës?!...
Kur zëri i dashurisë,
rritet e hap një dritare,
në kubenë e engjëjve,
duke kënduar lumturinë,
me gjuhën e jetës?!...

Sonte jam engjëll i etur
për pak qumësht drite,
nga bota e dashurisë...

Vullnet Mato - ÇASTI KUR PRITET KOKA...














Vullnet Mato

ÇASTI KUR PRITET KOKA...

Gjithë minuset kaotike të ditës që shkoi,
bëhen pluse vetëm gjatë orëve të gjumit.
Jam gati gjellën me shtratin ta ndërroj,
të dremit si trungu nëpër valët e lumit.

Jam gati ta prish me këdo nga miqtë e mi,
madje dhe me dikë që s’më lejon sedra,
por gjumit nuk ia prish dot qejfin kurrsesi,
se i kam pa shlyer shumë borxhe të vjetra.

Gjumin ma hëngrën zborët e gatishmërive,
shërbimet operative në telefonat e alarmit,
radhët e gjata për pak qumësht fëmijëve,
në katër të mëngjesit në ciknat e tufanit.

Ma hëngrën librat dhe letrat e gjata të dashurisë,          
për atë që desha, më shumë se Antoni Kleopatrën,
ma hëngrën hajdutët dhe kriminelët e gjullurdisë,
kur shqyenin me kallash dyert e nëntëdhjeteshtatës.

Tani kam aq mangësi në gjumin e përjetimit,
sa dhe po të fle dhjetë vjet rresht, ditë e natë,
në një letargji, si ajo e ariut në strofkën e dimrit,
nuk e shlyej dot deficitin e pagjumësisë së gjatë.

Ndaj s’kam turp të fle, para syrit të televizorit,                                                     
as përpara syve të stjuardesave të aeroplanit,
se vetvetiu afron çasti, kur përsipër kraharorit,
më pritet koka me fermanin e “gjumë sulltanit”...

Vasil Tabaku - BALADË PËR DASHURINË












Vasil Tabaku
BALADË PËR DASHURINË

…Se ne ishim
Një udhëtim i gjatë
Nëpër shkretëtirën e heshtjes
Një zgjim i fuqishëm
Ku jeta
Puthet me ëndërrën
dhe duart tona
Shëndrrohen
Në dy brigje
Të lumit të dhimbjes…
…sepse
Ne ishim vet dhimbja
Pa të cilën
Dashuria
Nuk është dashuri
Dhe shpirti
Ndjehet i braktisur
Në rërën e nxhetë…
Ndërsa puthja
Do të ishte thjeshtë
Një takim…
Po ti e dije
E dije
Se dashuria
Fillon
tek harku i ylbert i shikimit
dhe vdes
tek magjia e buzëve…
atje
ku horizontet e trishtimit
përflaken
nga zjarri i përqafimit…
Dhe unë prisja,
…ti gjithashtu prisje,
Prisnin drurët gri të rrugës
Priste lulja e hepuar e trendafilit
Priste fluturimi i zogjëve
Dhe qielli
Ndërtuar
Prej psherëtimave të tua.
Priste Bota
E ndalur pa frymë
Buzë greminës
Dhe stuhitë e cmendura
Prisnin…
Ishte nje pritje
Përtej pritjes
Ndërsa
Nëpër supet e ashpër
të dimrit
Zbardhte
Si klithmë
Bryma e ftohtë e ankthit
Ne fytyrën prej akulli
Të ëndërrës…
Ndërsa tej në horizont
Pëllumbat e dridhshëm
Të gjinjëve
Rrebelonin
Nga kraharori yt
Shpërthenin kafazin
Drejt foleve
Të duarëve të mia
Ku digjej padurimi
Si prush I zjarrt…
…dhe ti
Ah…ishe aq e bukur
Sa kishte shatngur Dielli
Ishte xhelozuar Hëna
Me ty
Ishin dashuruar
Vet ëngjujt
Ndëra në kopësht
Ishin mbaruar të gjitha
Kokrat e kuqe të mollëve
Unë nuk kisha më
Asnjë kokërr mollë
Për të kafshuar
Prisja të më sillje mollën,
Mëkatin magjik
Dhe të dëshiruar
Gjer në marrëzi…
Dhe ti trëmbeshe
Kishe frikë nga mallkimi,
Rendje t’i shpëtoje
Ndërsa
Drejt meje afroheshe
tragjikisht
e pashmangeshme
e pafajshme si vetë pafajësia
e bukur dhe tronditëse
Një Zanë
Prej ajri dhe drite
Ne cnim
Në atë udhëtim të gjatë
Pambarim
Drejt njëritjetrit
Të etur
Me buzët
Plasaritur
Nga mungesa e puthjes…
A thua se një ditë
Ne do të ishim vet puthja ?
Do të ishim fjala ?
Si copëza zjarresh
Mbi duart e ledhatimeve ?…
Ndërsa
Veshur
Me pelerinën e heshtjes
Pash larg,
Siluetën prej trandafili
Të trupit tënd
Unë tashmë
Isha I tëri
aroma dehëse e trandafiilave…
Ti po vije
Mbi rrugën
Prej rënkimesh të ëmbëla
Si një triumf drite dhe puthjeje
Një shpërthim
Dashurie
Prej sysh përvëlues
Ku bota
Lahej në DASHURI…

Përparim Hysi - AH, AJO DEKOLTEJA !...












 
Përparim Hysi
AH, AJO DEKOLTEJA !...

Ah,ajo dekolteja e hapur e fustanit tënd
Më fton që të sulem drejt gjoksit të çelur
Të them të drejtën: e shoh dhe më çmënd
E humb arsyen, ndaj buzët vë i etur.

Tani, si "pi", kuptohet që "dehem"
Se "rakia" që piva,duket qe sarhoshe
Sulmoj më tutje, sa "shkrehem e velem"
Dhe nderem, i "mundur",aty, në një qoshe...

Vaso Papaj - HASTA LA VISTA











Vaso Papaj
HASTA LA VISTA
(Me Petro Markon në Dhërmi)

U ngjita shkallëve të gurta me diellin në kurriz
Dhe peshë e tij, një çast s’më mundi atë pasdite.
Të të jepja dorën doja, të të nxirrja prej mërzisë,
Po befas ndjeva që mërzinë padashje ti ma ngjite.

Sa doja një buzëqeshje tek buza të të kish mbetur,
Por tek gjezdisja bronzit, më mbetën sytë mbi gishta.
Me ta po mbroje librat nga tramundanë e çmendur,
Ndaj thirra sinqerisht të tuat fjalë “Hasta la vista”.

Vështrimi yt të shpinte poshtë, nga toka mëmë.
Mos një lëndim nga thellësitë? Kushtrim nga Fishta?
Atëherë mbi bronz gjezdisa shkumësin gërmë për gërmë
Dhe si premtim të lashë ato tri fjalë “Hasta la vista”.

Dhimiter Nica - SHPIRTI DASHURON NJËLLOJ...












 
Dhimiter Nica
SHPIRTI DASHURON NJËLLOJ...

Një mal të lart me dashuri e kisha,
kur isha në moshën e bukurisë!
Për ty shumë ëndrra preka me dorë,
shumë ëndrra me llavën e shpirtit qendisa...!
Dhe sa herë që merrja lapsin,
përpara më delte një fushë me lule,
që vetëm dalldisë...

Pak nga pak,
shpirti m'u gjend si pistil në një llavë tjetër rrëkeje...
Aty zbriste papushim drejt fundit të lumtur...!
Zemra jote e fshehu thellë,
siç fsheh ylberin një pjesë misterioze prej reje...
Shiu binte papushim, mbi Amazonën e pafund...

Nga mali i dashurisë lindën lisa të tjerë,
çelën lule shumëngjyrëshe
dhe aromuan fushën...
Në moshën e vonë shpirti kurrësesi s'quhet i mjerë,
kur puth aq ëmbël hiret e tua,
buzët dhe gushën.....

Vangjush Ziko - URIMI I VARGUT TIM













 
Vangjush Ziko
URIMI I VARGUT TIM

S' di ç' po ndodh
me vargun sot
(sot më një mars)
vargu im u mbars
(si dega e thanës
mbushur me burbuqe në ngricë)
rrokjet cicërijnë
po shkundin krahët
mbushur me petale,
fryu papritur një erë
fluturimthi kapa një rimë
puthitur me fjalën pranverë
akulli i vargut u shkri
sikur s' ishte kurrë.

Kostaq Duka - NJËHERË UNË E NJËHERË TI….















Kostaq Duka 
 
NJË HERË UNË E NJË HERË TI…

A ishte i varfër
a ishte i pasur nuk, e di.
Kënga thotë:
“Kisha një këmishë ngjyrë gri
njëherë e vishja unë
njëherë e vishje ti.”
Duan të thonë kjo është këngë korçare
duan të thonë kjo është këngë greke.
Për ta shuar “sherin” po këndoj:
Kisha një këngë kurbeti
lindur gjithë mall e dashuri
njëherë shqip e kendoja unë,
njëherë greqisht e këndoje ti…