Thursday, March 28, 2013

Agim Xheka - JE VETEM TI














Agim Xheka

JE VETEM TI

Sonte dua te dehem,do te pi raki.
Do te behem tape,do behem furtune
Nese ka dashuri te madhe ajo je ti
Nese ka dashuri te fundit ai jam une

Te puthemi sonte sa per gjith jeten
Me kenge ne buze dhe me lote ne sy
Na iken vitet,vetem muaj na mbeten
Keto dite te fundit ti ndajme te dy

Ah!Si dikur e dashur,ashtu si dikur
Ne perqafim dhe rrokullim perflakur
Tregom se je femer,te tregohem burr
Per dashurin'tone nuk kemi te plakur

Jo.Nuk bejme mekat me dashurin ton
Mekat kan qene dashurit pa dashuri
Te dehemi te dy ne kete nate te vone
Ti si fllad i lehte e une si stuhi

Nese ka dashuri te fundit ai jam une
Nese ka dashuri te madhe je vetem Ti.






Vjollca Tiku Pasku - TUNIKA E ARGJENDTË


















Vjollca Tiku Pasku

TUNIKA E ARGJENDTË

Dashuri.
Kush nga pijet deh më shumë,
se pija e puthjes në buzën tënde?...
Cila rrymë rezonon më shumë,
se rryma e ndjenjës tënde?...
Cila nga përkëdheljet lëmon me butë,
se dora e horizontit mbi gjinjtë liqenorë të tu?...
Kush nga shpendët fluturon më lartë,
në akacien qiellore se sa spazma e dihatjes tënde?
Cila nga dritat e zambakëve refklekton më shumë,
se drita që lëshohet nga petalet e zemrës tënde.
Cili nga yjet në udhën e qumështit, flakërinë më shumë,
se ylli që ndodhet nën kërthizën tënde?...
Ti qan, e lotët e tua rrëshqasin në faqet e pranverës,
fikin dritën e Marsit, e reflektojnë akullin e Janarit.
Ti buzëqesh, e luan me topin e kuq të diellit,
e hedh përpjetë dhe e pret në dorë.
Ti udhëton largësive dhe kordelja e argjendtë,
bashkon dy gjysma hëna zemrash.
Ti këndon me zërin e vesës,
që thërret mëngjesin e bardhë.
Ti ngjitesh në harqe ylberi,
lindur nga ngjyra e zjarrit.
Ti përhumb ëmbëlsisht ,
në perlën brenda guaskës së qiellit,
Ti lumturohesh e ngjyen me blerim çdo filiz,
ku rreh tik -taku i gjelbër i jetës.
Ti je tunika e veshjes engjëllore,
ku tirret bashku i dritës në vegjen tokësore.
Ku lind ti lind një ëngjëll përjetësie,
dashuri...




Wednesday, March 27, 2013

Aleksandra Adami - NENA IME SHQIPERI
















Aleksandra Adami

(nxënëse emigrante në Greqi)


NENA IME SHQIPERI

Oj, Nënë Shqipëri,
A s'më thirrë - unë do të vij!
Se aty ndjehem shqiponjë
Ku i hap unë krahët e mij...
Oj, Nënë Shqip
ëri,
Jemi katandis në mërgim të zi,
Por zemra ime po rreh shqip,
Se jam bija jote, të përkas ty...
S’dua më aq larg teje të rri,
Dua t´kthehen e të të hy në gji,
Ta flas me ty gjuhën e bukur,
Në mes shqiptarësh sa lumturi!
Oj, Nëna ime Shqipëri
Merrëm në krah si një fëmijë,
Krenare këngën këndoj për Ty
Për ty moj e bukura SHQIPERI!...






Tuesday, March 26, 2013

Luan Çipi - JETOJE TË SOTMEN













Luan Çipi

JETOJE TË SOTMEN
 

Kanë folur e shkruar filozofë e poetë,
Këtu e kudo, ku bota  ka jetë,
Nga shtetet e lashtë: Greqia, Persia
Nga Egjipti, Roma, Kina dhe Rusia.

Ndër vite flitet për nocionet botërore:
Liri, barazi,  drejtësi, vëllazëri,
Gjithnjë është nxënë në librat shkollore
Për ligje e norma në shtet e shoqëri.

Ndaj rrojmë dhe sot, të lirë, pa frikë,
Të pa ndarë në ngjyrë, në racë e në shtresë,
Në Evropë, Afrikë, Azi, Amerikë,
Si miq të mirë me fjalë e me besë.

Natyrën gëzojmë si krijim të përsosur,
Të thurur nga dashuria eprore,
Po përjetësia, nuk është e pasosur:
Siç lind edhe vdes krijesa njerëzore.

Kjo do kujtuar për ditë e për natë,
Në luftë me të keqen, lakminë e pafund:
Jetoje të sotmen, se nuk është aq e gjatë,
Ndihmo nevojtarin, sa rron e sa mund.

Saturday, March 23, 2013

Edmond Shallvari - LERE…










Edmond Shallvari

LERE…

Lere ujin turbulluar
E pastron veten e vet
Lere qiellin re mbuluar
E di veten si e zhvesh.

Lere diellin perëndimit
E di vetë lindjen e tij
Lere dimrin e thëllimit
E di vera si e shkrin.

Lere natën errësirë
E dinë yjet edhe Hëna
T’i  rrinë ndezur si kandilë
Të ndriçojnë të tuat ëndrra.

Veç një gjë në jetë mos lerë
Veten tënde, poshtë të bjerë.

Friday, March 22, 2013

Kaman Myftari - MOS KI FRIKË !
















Kaman Myftari

MOS KI FRIKË !

Ma jep dorën,
Mos ki frikë, se të mbaj fort,
të mbështjell ngrohtësisht,
shpirtin e butë dhe zemrën e florinjtë
me ngrohtësi nga shpirti im!...

Dhe nëse ndjen ftohtë,

Në këtë fund dimri,
Kur bora zbardh përmbi çatitë,
për ty zjarr do bëhem unë,
të të fal gjithë ngrohtësitë,
që ti kurrë të mos vyshkesh.
Por të mbetesh në çdo stinë,
më i bukuri trëndafil,
që të thith aromën tënde
të deh shpirtin tim përjetësisht...

Mos ki frikë!
Eja sonte se të pres!
Pranvera sapo ka ardhur.
Ti je vetë lulëzimi i saj,
je pranvera e vërtetë,
që e pres me kaq shumë mall.
Mos ki frikë, eja sonte!
Eja bashkë të ndezim zjarre,
të shijojmë ëmbëlsinë
e një nate të magjishme,
Me Hënën të bisedojmë
E të lozim bashkë me yjet,

Eja sonte!...
Mos ki frikë nga dashuria,
do të ndjehesh si një princeshe
kur të të puth gushën dhe sytë,
me buzët e diellit të nxehtë,
të përvëluara si në mesditë!
Bashkë do shkojmë në lëndina,
në burime të kristalta,
të shuajmë zjarrin e ndezur,
t’i shijojmë kësaj jete,
bashkë me ëmbëlsitë,
edhe të gjitha bukuritë!
Mos ki frikë,
Eja sonte, o shpirt!...

Qazim Muska - GRUA















Qazim Muska

GRUA

Ti je toka ime e pushtuar,
Principata ime je,
Rrethuar me kufij dashurie
Si një tempull.
Të kam eksploruar centimetër për centimetër,
Në cdo cep,
Me buzët e etura si shkretëtirë.
Pastaj,
Freskuar jam ndër burimet e tua,
Bekim perëndie.
Mbështetur jam në kodrat bardhoshe,
Si një Santa Klaus,
Mbi toptha dëbore të nxehtë.
Me gishtat e mi të kam lëmuar si gurë kalldrëmi
Rrugicat dhe shpatet
Dhe ultësirat t’i kam mbjellë me puthje lulëkuqesh.
Kalëruar mbi tokën time
Ekspoloroj pangopësisht
Deri në minierat e tua të gjakut
Ku çelin trëndafilat aq të freskët.
Unë,
Robëruesi yt i amëshuar.
Rojtar i ëndrrave të tua të dlira.
Dhe ti,
Si një besimtare e devotshme fal pareshtur
Aromën,peizazhet,thellësinë,butësinë dhe hapësirën.
Ti je pushteti dhe lavdia ime
Qarkuar rreth kurmit tënd si triumf
Me engjëjt;
Shpërblim të adhurimit
Ti toka ime
Principata ime
Perëndesha e jetës…Grua!