Friday, January 11, 2013

Alma Zenellari -NËSE JE













 
Alma Zenellari


NËSE JE

Nëse je pike loti,
brenda syve me qëndro,
neper faqe mos piko.
Nder qerpik mos m'u qas,
se me duar do te fshij,
e...atëherë do te humbas.
Nëse je pike gjaku,
behu rrahje e zemrës sime,
behu Diell,
behu flak',
flakëroma kraharorin,
e me digj përditë nga pak.
Nëse je burim jete,
mund te rrjedhësh brenda meje,
neper trupin e harruar,
neper eshtra,
neper deje.
edhe bëm' të jetoj,
te jetoj fal' teje.




Makfire Cenolli -XHELOZISË & DASHURISË














Makfire Cenolli

XHELOZISË

Të gjithë të përqeshin
të gjithë të nënçmojnë,
por në fund një pjesë e tyre
në shpirt të strehojnë.

Sikur të ishe e mirë
nuk do të quanin sëmundje,
ndaj, ik nga zemrat e njerëzisë
liroja vendin dashurisë!

DASHURISË

Ca të quajnë hyjnore
ca të tjerë hileqare,
disa i ke lumturuar
ca të tjerë i ke lënduar.

Por, sido që të jeshë
hërë mirë e herë keq,
çdo kush e kupton
se nga zemra buron!

Agim Bacelli - MALLI PËR ATIN TIM














Agim Bacelli

MALLI PËR ATIN TIM

Isha në fluturim,
Kur mu kujtua at' i vdekur!
U mbyta në lot hidhërimi
E mora rrugën pa drejtim.
Fshiva rrëketë nga pamja,
Poshtë, maleve hodha sytë.
Shqipëria gjithë shkëlqim
Më solli në vete.
"Si ty, s'ka një të dytë",
I fola vendit tim.

Befas më dolën përpara
Dy liqejtë e kaltër plotë ndriçim;
Prespa dhe Poradeci,
"Ja, mendova, sytë e babait tim."
Mali i Thatë me rrudha
Mu duk si balli i tij.
Ivani si çiban
U bë nishani prapa qafës!
Po gojën ku e ka im atë?
Buzët që me ngrohnin si askush,
Ku vallë janë?

Pllajë e Korçës u hap si goja e tij,
Rrethuar nga Buzët-Prush!
Nuk e zgjata më,
Çava qiejtë,
Malli për babanë më zhuriti,
Vërtik u turra tatëpjetë,
U ula tek buzët e tij;

"At' im! Po vij tek ty për jetë!"

Thursday, January 10, 2013

Fatbardha M. Xhani - NJË DITË...















Fatbardha M. Xhani

NJË DITË...

E di,
Një ditë do ndalem më gjatë
Në heshtjen time folëse
Pasi të kem lyer buzët me buzëkuqin tim
Numër tetëmbëdhjetë...

E di,
Një ditë rruga nuk do më grishë më
Me pafundësinë dhe dredhat dhelpërushe
As nuk do të mund
Të shoh dot, fundin e saj...

E di,
Një ditë era nuk do m'i lëmojë më flokët
Duke imituar keq
Gishtat e të dashurit
Kur dëshirat dalin mbi lëkurë...

E di,
Nje ditë shiu i lotëve do ndalet
Ylberet e parajsës
Do magjepsin sytë e mi të mbyllur
Kushedi në ç'ëndrra vjeshtore...

E di,
Një dite Dielli do rrudhë ca rreze
Qe veç për mua i ruante
Të më ngacmonte në lekurën e zeshket
Melaninore...

E di,
S'do ketë me stine
S'do ketë me kohe qe kalon pa u ndjere
S'do ketë me momente qe lusin te ndalen
S'do ketë me ndezje sysh, prekje yjesh
S'do ketë me petale lulesh me vese...

Vetem dashuria
Vetem dashuria
Në ajër do të mbesë!!!


Wednesday, January 9, 2013

Ymer Nurka - KËNGA E ÇAMES…















 
Ymer Nurka

KËNGA E ÇAMES…

Zura një mike, Suliote,
Naze-naze, puna jote…
Populli

Bëra asaj ane, siç ma kishte ënda,
Moj e bukur çame, renda për ty renda,
Feksur mbi tumane, lule t’ergjënda,
Mos e thuaj xhane, ç’ëndërr fshihet brenda,!

Ç’ëndërr brenda fshihet, mos e thuaj xhane!
Si drita mbi hijet, dy a tre nishane,
Pij e nuk me pihet, një raki prej thane,
Tutje seç po ndihet, një tingull kambane…

Ajo diç më thotë, me dy a tri nota,
- Djal-o, s’i sheh dot, sa hire fsheh bota,
Gjysma duken sot, sa hëna të plota,
Thënkemi më kot, sa fjalë të kota…

Si Selvi –Janine, me shtatin e gjatë,
Sumbulla-rubine, me gjinj të begatë,
Njomet mbi burime, njomet buz’e thatë,
Pikëz e thërrime, që rrjedhin nga lartë…

Nuk deshi të lozi, ç’zemër-dashuruar,
Porsi abanozi, moj gushëz-praruar,
Si mjaltë–ambrozi, moj buz’-ëmbëlsuar?!
Ç’më treti, ç’më sosi, syri yt i shkruar…




Diamanta Zalta - AH, Ç'KËRKON !...














Diamanta Zalta 


AH, Ç'KËRKON !...
 Ç'kërkon prapë në ëdrrat e mia,
E futesh aty si te jetë
I yti kopësht . . .
O nur !

Ne se mu prenë krahët,
Unë nga krahu yt, ta dish
Edhe si hije,
S’do të të mungoj kurrë.

Zeus ne se më je,
Ne flaket e mia do të digjesh.
Zeusi me flaken djeg te tjere ,
Une flake kam shpirtin .

Ne se Zot me je,
Unë Engjëlli yt ,
Njeqind engjej te tjere ,
Zotit për mua i luten ,
Me timin shpirt . . .
Pastërti . . . .
Vërtetësi . . .
Fill i mendafshte i mendimit tim ,
Deshirat nje nga nje ti qendis ,
E ikën, përsëri .

Gishtat e mi marrin, engjëjt
Lulekumbullat flokëve te tu shpërndajnë,
Fëmije te Zotit janë .

E me blastojne... me blastojnë,
Sa here Ti ... ah , Ti...
Më rrezon, e me rrëzon...
Përsëri .



Tuesday, January 8, 2013

Ragip Dragusha - BUKURIA



]











Ragip Dragusha

BUKURIA


Kur shpirti dashnise i falet n’pergjërim
Dhe syri kandshem i therret lakmisë
Per ate qe Zoti fali n’perkushtim
Qe ne te perulemi, ne emer t’Bukurisë.

Pse lulja ne ferre duket e vetmueme?
Larg shoqeve te saja ku pranvera çile
A nuk asht Bukuria qe e ban fatlueme?
Qe ferra prane saje,ta ndjehet mirë.

Pse mosha e rinise iken pa kuptue?
Perse syri shtanget para mrekullisë?
Perse fryma behet e pakontrollueme?
Kur prane nesh kalon, nuri i bukurisë.

O Perëndi qe botes ti i fale
Shkakun qe nder shekuj ato luftuan
“Helenen”nder breza, Ti kurre s’e ndave
Qe bota te mos vyshket,bukurise ja ke besuar.

Raimonda Moisiu - BORË NË “PARKUN E DASHURISE”

















Raimonda Moisiu



BORË NË “PARKUN E DASHURISE”


Parku Elizabet me borë eshte mbuluar,
Pemet me bore te bardhe si shpirti jane renduar,
Dhe dielli qe nga rete nxjerr syçken si nje sisë,
Ne Parkun Elizabet, parkun e dashurisë.
.-.
Te gjuaj me bore ne shpine, ne bark, në gushë,
Ti si nje re debore vervitesh te me puthesh,
Qeshim e shterngohemi nje trup permbi bore,
Ne Parkun Elizabet, kjo bore si akullor’….
.-.
Elizabeta, vall’, kush te kete qene, s’e di,
Me siguri eshte plakur a ka vdekur tani,
Kushdi sa te ka dashur, dikush Elizabetë…
Me shpirt, me cfar' ka pasur, ne kete e ate jetë…

Te dhuroi kete park me mire se sa para,
Te vijne vec dashnore, -dashnori tha,
Dhe deshi vec nje puthje, vec nje, atje…në buze,
Dhe te ka pare ne sy, si te shihte vete nje Muze….
***
Veç me ty e me boren dua te luaj sot,
Dhe te bej dashuri, asgje tjeter ne bote,
Vetem me ty…me ty…me ty…qe te dua sa jeta,
Le te jete deshmitare kjo bore ..dhe Elizabeta!

Dhe dielli qe nga reja nxorri syçken si nje sisë,
...Ne Parkun Elizabet.... Parku i dashurise…

*Parku Elisabet, pranë shtepise sime,

i cili ka nje bukuri madheshtore eshte mbuluar me borë!






Monday, January 7, 2013

Sadik Krasniqi - LETËRZEZA














Sadik Krasniqi

LETËRZEZA

 
Larg shkuam larg përtej nëmës së nënës
përtej ku miza hekurin bren
përtej mallkimit të të marrit të lagjes
përtej ku na gjen vetëm letra e zezë

Kur të vijë kjo letër
e lidhur me fjongon futë
me shkronja të zeza e kumt të zi
për vdekjen e babait,vëllait a të nënës

Me kuaj të qiejve
me kafe të idhët me dritë vetëtime
do të vij para muzgut të gjëmës
me ty motër do të rrimë para të meitit

Do të më rrëfesh me dënesë
për vdekjen e babait me sy çelë
nga malli për mua
me mërzinë tonë do ta pikëllojmë natën

Do të flasim për fëmijërinë
do të gëzohemi që u pamë
e zemra do të na plasë
nga ndarja e re...




Saturday, January 5, 2013

Lumo Kolleshi - LIRIKË

















Lumo Kolleshi

LIRIKË 
 
Pas çdo sekonde e minute koha bënte tradhti.
Ma rrëmbente si hajdute atë shikim plot dëlirësi,
Syte e tu dhe buzeqeshjen te skalitur bukurisht,
Thelle ne zemër i strehova paqesisht e lumturisht.
Duke ikur me nje puthje ne faqet si trendafil
Buza merrte plage e lule dhe këngë për një bilbil.
Si me ike pa një fjale ?
Ti me ike pa me folur,kaq shpejt vjeshte u bene kujtimet?
Une e di se ç’jane plagët,oh,fort mire i di lëndimet.
Falme nëse fjala ime s’ka ardhur me krahë pëllumbi,
Kthema mbrapa skifterisht dhe qëllomë me copa plumbi.
Etyd pas dushit
Pas derës me qelqe avull avulluar
Do prisja te dilje bukur zbukuruar
Cipezen e holle ta hiqja ngadale,
Buzen e purpurte ta haja te gjalle.
Me nje thithje foshnje ta rrëmbeja gjirin
E sakaq ta flakja ne qiej peshqirin.
Pa po kur ta flakja,te trembeshin rete
Te humbisnim bashke qiejve te mistertë.
Mëritë e dashurisë
Një fjalë ti, një tjetër unë,
Në dhomë heshtje pas kësaj.
Për hiçmosgjë duket u zumë,
Të dy kishim e s’kishim faj
Ti u bëre re e sertë
Në një qiell më tej se gri
Edhe unë u bëra vjeshtë,
Por jo dimër, kurrsesi.
Pas pak e trembur u fik drita
Kur na shikonte ashtu të zënë,
Vjedhur në terr çarçafin ngrita,
Asgjë pa prekur, asgjë pa thënë.
Dhe ishim pranë, oh, sa pranë,
Det edhe breg, valë dhe shkëmb;
Inatet si statujat ranë,
Paqja e shtrenjtë prapë u përkëmb.
U dashkan zënkat ndonjëherë,
Ku s’hyn gjykatësi, drejtësia.
Mëritë e krevatit ndoshta vlejnë,
Aq sa vlen në jetë dhe dashuria