Saturday, November 16, 2013

Sonila Sonila - SKALITUR DHIMBJA














Sonila Sonila

SKALITUR DHIMBJA

Skalitur dhimbja
mberthyer stuhite
venitur shpresa
nga ethet e lakmise

ndihesh e kanosur
qepallat mbylle
heshtja te muros
perendon si yll

Babëza kalon cakun
endet si e marre
ti ngushllon heshtur
te dale ku te dale,

Ëmdërrimet hije
lumturia kanoset
thinjesh i heshtur
pritja muroset

Planete dite shkurta
Puthje endrrimesh
Vargime trubulluse
llava shkatërrimesh

Shpirtra te llahtarisur
te zhgenjyer tersishte
harbuar maskarejte
flasin pa turpesit

Fytyra të zbehura
Nën driten verbuse
Ngulçime zemrash
nga llavat tunduse

Duar që zgjaten
Me bindje shprese
mbi fatin e tyre
qeshje ,neneqeshje

Rrugë të vijzuara
Ne hapa babzishe
sundimtare djajesh
ne fronin e njerzise,

No comments:

Post a Comment