Tuesday, December 27, 2011

Kaman Myftaraj - KUR TË SHOH TY


 

Kaman Myftaraj

KUR TË SHOH TY

Kur të shoh ty zemra më ndizet flakë.
Më rreh fort e në shpirt një merak më bren,
Nuk të kam pranë që të të prek me dorë,
O trëndafil i freskët me vesë mëngjesi,
Lëndinë e lulëzuar ku shpirti im dëfren.

Të kam imazh, një foto që vetëm nuk flet.
Por në zemrën time ndez zjarrin që më përvëlon.
Buzët e tua të kuqe si petale trëndafili me vesë,
Më joshin për ti puthur, ëmbëlsirën t’ua thith,
Të shuaj etjen në burimet e tua që kurrë nuk shterojnë.

Gushën tënde të bardhë si bora në male,
Me puthje e xixëllonja do ta zbukuroj,
Vështrimin kur të hedhësh në sytë e mia,
Në qiellin e kaltër plot me yje do fluturosh,

Sisat e tuat si kodrina të lulëzuara,
Dy kokrra qershie kuqaloshe mbjellur në to,
Dua ti puth fort, ti thith e me to të luaj,
Dua të ndjej kënaqësinë e rënkimeve të tua,
Frymëmarrjen tënde dhe gjoksin që të gufon.
Flokët e tua me dredha lëshuar si ujëvarë.
Do t’i kreh me duar e me to krejt do mbulohem,
Gërsheta me to do thur e me to do lidhemi,
Gushë më gushë shtrënguar të rrimë,
Të shuajmë vullkanin që përbrenda na vlon.

Trupi yt si një qiparis i bukur që jeshilon,
I gdhendur me merak o hyjneshë e bukurisë,
Sytë e tua në zemër më depërtojnë,
Më thonë eja, eja se nuk mundem të rri pa ty.

Ndizem i tëri flakë kur shoh qenien tënde,
Kofshët e tua si kolona mermeri të bardha borë,
Nuk di si do të ndjehem nëse do jem në mes tyre,
Të shijoj ëmbëlsinë e hojeve me mjaltë,
Të digjem në llavën e vullkanit që zjarr lëshon.

Kënaqësinë të shijojmë e në parajsë të shkojmë.