Wednesday, May 7, 2014

Alexandra Adami - KAM NJË BRENGË















Alexandra Adami

KAM NJË BRENGË

Kam një breng në zemrën time,
seç ma griu ma bëri thërrime,
Fshehur mir ka hedhur rrënjët,
 
më ka lidh duart dhe këmbët!

Pas buzqeshjes fshihet brenga,
lot të hidhur mbaka brenda,
Ëndrrën seç ma ka plagosur,
zemrën keq ma ka gjakosur!


Ik të lutem lëm rehat,
lëm të lir mos bëj mëkat,
Si shushunja kur thith gjakun,
keq për gryke më ke kapur!


Kam një breng në zemrën time,
seç ma griu ma bëri thërrime,

Fshehur mir ka hedhur rrënjët,
më ka lidh duart dhe këmbët...!



Isuf Hoxha - FËRSHËLLIMË SIMFONIE















Isuf Hoxha

FËRSHËLLIMË SIMFONIE

M’thanë mikja më është mërzitur
Netëve të gjata ajo paska pritur
E dija për mue e kish marrë malli
 
Shkova e pash i ishte mrrolur balli 

Në krevat e përgjumur priste zana
Pa fije turpi cullak siç e ka bë nëna
Në tabaka kafen me mjaltë ia sillja
I buzëqesha lehtë ëmbël provokoja


Pas shpine ngadalë ia vura jastëkun
Mblodhi gjunjët me shije pinte kafen
Nën çarçaf gjoksi i bëshëm lëkundej
Si valët në shtrëngatë e barka tundej 


Për tokë e qiell unë s’pata faj,s’pata
Aromën e saj në gjoks kur i nuhata
Me dehen ishin të bardha ishin të buta
S’u durova i putha u bëra burrë s’u tuta


Po-po nisa t’ia gicë gishtat e këmbës
Thash t’ia nxjerr qumështin e nënës
Më përkëdhelte si valë e ngrohtë deti
Ku e dija ishte a nuk ishte bijë mbreti


Jo s’ishte faji kur e ledhatoja u çmend
Për inat nuk lash pa puthur asnjë vend
Duart rreth belit me afsh më shtrëngon
U skuq brenda gjoksit gjaku e përvëlon


Nisi t’fliste me veten ka një të madh hall
T’me thoshte vazhdo apo heq dorën djall
Me besoni flokët i shpupuriste, bërtiste
U dorëzova,ajo mjeshtre makinën ngiste


Nga shtrati u ngrit këmishën e veshi
Sa bukur moj hënë ëmbël buzëqeshi
Këmisha qe e shkurtë i mbuloi vithet
Në sy lexoja trupi brenda prush digjet


Te dera m’përcolli,m’puthi m’tha të dua
Sjell kafen n’mengjes mos m’harro mua
Shkallëve zbrisja një muzikë fërshëlleja
Në sy e fytyrë s’mund të fshihej hareja.



Vaso Papaj - JAM I YTI















Vaso Papaj

JAM I YTI 

Jam i yti,
Zog mbi sup.
Të t’çukis,
Të t’pi në kupë.

Jam i yti,
Gjeth në gushë.
Të përkëdhel,
Më quan prush.

Jam i yti,
T’rri tek sytë.
S’më nxjerr dot,
Nuk ke të dytë.

Jam i yti,
Ëndrrashpresë,
Si puhizë
Në vesh të mbes.

Jam i yti,
Fort shtrëngomë.
Jepmë frymë,
E në qiell çomë.

Jam i yti,
Ç’natë e marrë!
Një minutë
Nuk jemi ndarë.

Sergio Hizma - KALOVA NJË DITË SI MBRET















Sergio Hizma

KALOVA NJË DITË SI MBRET

Vargu im ktheu menduar
Nëpër rrugët e kalldrëmit
Në vendin e gjelbëruar
Ku të fton hieja e mënit,

Tek burimi në ixuar
Ku rrjedh uji si kristal
Tek napa mbi shelqëruar
Që var çobani në mal.

Shko ndihmo edhe çobanin
Mishin në hell kur ta dredhë
Piqe edhe kokurecin
Poshtë dhjami të rrjedhë.

Ulu me çobanërinë
Posht një panje a një tënde
Të dëgjosh një blegërimë
A një cicërim' mëllënje.

Shtro një shark mbi trëndelinë
Ku ngrihet lartë një shkozë
Shiko tutje në lëndinë
Një tuf shqerra duke lozë.

N'atë qetësi prej Hëne
Gjith' kënaqesinë shijoje
Që nga mëngjesi në mbrëmje
Trupin në parajs lëshoje,

Pastaj mbrëmja kur të bjerë
Përmbi male e përmbi det
Merre rrugën zbrit në Fterrë
Të eshtë shtuar një vit jetë.

Ulu të pishë një kafe
Me kë gjen në tavolinë
Se të gjithë sa janë atje
Shquhen shum' për bujarinë.

Të hedhin dorën në qafë
Si një vëlla të shtërngojnë
Me fjalët të ëmbëla mjaltë
Edhe shpirtin të dhurojnë

Derisa të vijë mëngesi
Të rrishë duke biseduar
Kur të këndojë këndezi
Të mendosh sa ke filluar.

Pastaj merre një sy gjumë
Vetëm një orë të mjafton
Nuk të duhet jo më shumë
Kur mushkritë thithin ozon.

Edhe drita kur të zbardhë
Do të ndihesh kaq i lehtë
Do thuash lum ku kam ardhë
Kalova një ditë si mbret.

Vullnet Mato - BUKUROSHJA IME

















Vullnet Mato



BUKUROSHJA IME

(Monument poetik për të gjitha nënat)



Bukuroshja që më lindi në vjeshtën e tretë,
pasi më ushqeu me gjakun e bardhë të gjirit,
më dha edhe bardhësinë e shpirtit të vet
dhe më ruajti si dritën e bardhë të syrit.

Nëna më mbajti plot dy vjet në sisë,
të ma mbushte zemrën me dashuri të madhe.
Më deshi si djalin e parë të shtëpisë,
ndonëse i dha vatrës gjashtë djem radhe.

Kur gjarpëri më goditi me pickim të shpejt,
nëna ma thithi helmin e tmerrshëm me gojë,
pranoi pa asnjë mëdyshje vdekjen e vet,
që nga vdekja e sigurt të më shpëtojë.

Edhe kur gjashtë vjeç, më mori lumi
dhe në gjeratoren e thellë m’u fundos jeta,
nëna u hodh e më rrëmbeu nga uji,
siç vërsulet shqiponja me kthetrat e veta.

Nëna më mësoi t’i kushtohem punës,
me pasionin që më kishin ngjitur në emër.
Të mos gëzohem, kur njeriu vuan dhunën
ndërsa dhimbjen e tjetrit ta ndjej në zemër. 

Të urrej fuqishëm tundimin për të vjedhur,
që i ka thonjtë e gishtave të zgjatur te burgu.   
Dhe të mos përvetësoj kurrë sendin e gjetur,
se mbetet pa gjumë personi që e ka humbur.

Të mos vras zogjtë që këndojnë pemëve,
as të mos shkel gjallesat ndanë udhe,
se edhe ata kanë shpirtra si të njerëzve
dhe i qajnë nënat e tyre me lot e me kuje.

Pa dashur nënën time, që më solli në botë, 
me të gjithë fuqinë e shpirtit që zotëroj,
si mund të dua njerëzit që gjeta mbi tokë,
apo për frymorët e tjerë të sakrifikoj?!...

Sepse, kur nëna nisi për mua krijimin,
duke lidhur rruazat në mitër qelizë pas qelize, 
lidhi fort edhe shpirtin e saj me timin, 
për të gjithë kohën e përbashkët jetike. 

Nëna ka qenë për mua dashuria e parë
dhe asnjë ndjenjë pasardhëse nuk e lëkundi.
Ndonëse mungon e s’e shoh të gjallë,
Nëna do mbetet edhe dashuria ime e fundit. 

Se të gjitha mirësitë që më dhuroi nëna,
i pata hajmali, që më ndihën fatin në jetë.
Prandaj atë bukuroshe s’e ndaj nga zemra,
deri në çastin kur të shkoj pranë saj dhe vetë...