Thursday, April 4, 2013

Drita Lushi - U PUTHA ME PRANVERËN














Drita Lushi

U PUTHA ME PRANVERËN

Sot u putha me pranverën.
Se si ndodhi, jo, s’e di;
erdh’ më puthi ajo para,
apo un’ e putha përsëri.

Ajri i blertë, gjith’ vesë,
më përk’dheli mu në faqe,
m’ erdh si zanë me njëmij’ ngjyra,
ulur mbi një manushaqe.

Sot u putha me pranverën.
Edhe vjet me të u putha,
si rituale dashurie,
pa foleza nëpër fusha.

Sot u putha me pranverën.
Shëëëëëët , ju lutem, mos tregoni,
Kur t’ na shihni sërish bashkë,
lojën ton’ do ta kuptoni





Agim Xheka - NDALE ATE HAP...












Agim Xheka

NDALE ATE HAP...

Ndale hapin. Mos shko me tej.
Keneta shterp esht'e pa besë
Ne llum te zi mund te rrembej
E te gelltit si nje pik vesë.

Ndal te lutem,nuk te ndjek dot
Gjej nje motiv qe te te mbaj
Nje sy qe qesh apo derdh lot
Qoft dhe varrez apo lulnaj

Kujto nje varg apo nje keng’
Nje perqafim qe ke len pas
Kujto nje breng qe fort te dhemb
Nje dit te bardh plot drit e gaz

Kujto nje fjal'te len'ne mes
Dy sy qe pas te kan ndjekur
Kujto nje muzg a nje mengjes
Nje peng a mall te patretur

Ne s'ke asgje per te kujtuar
Asnje motiv te mbaj vertete
Paske kaq shum per te provuar
Se cesht'njeru ne kete jete.
* * *
Ndale hapin.Mos shko me tej.
Keneta shterp esht'e pa besë
Ne llum te zi mund te rrembej
E te gelltit si nje pik vesë.









Wednesday, April 3, 2013

Shpëtim Kurti - ËSHTË DIKU











Shpëtim Kurti

ËSHTË  DIKU 

Është diku...
Diku,
Është një planet,
Ku askush deri me sot, s'ka zbritur në të...
Për nga mosha,
Është më i riu,
Aty edhe jeta, nis nga viti: NJË...! 

Askush,
S'ka dëgjuar, se ne ç'gjuhë flitet,
Dhe 
E pa njohur do mbesë, për tokësorë...
Atje larg,
Ku syri ynë s' arrin,
Jetojnë të lumtur vetëm dy banorë!

Vetëm Ata,
E dinë,
Atë gjuhë të pazbuluar,
Me sytë që u shkrepin vetëtima...
S'thonë fjalë,
Se ç'duhen fjalët?!
Gjuha e tyre flet me drithërima...!

Vetëm,
Mos shkruani për ta,
Pa i njohur ende,
Mos hidhni pa dashur qoftë dhe një rimë...
Mos iu afroni më kot këtij planeti,
Ne s'jeni të dashuruar si ata:
Me zjarr e vetëtimë...!





Vullnet Mato - NË PRILL E NË MAJ












Vullnet Mato

NË PRILL E NË MAJ 

Të dua pranë
gjithë muajt e vitit,
moj e mira ime,
që të kam, laj e thaj,
të lutem, me gjithë
zjarrin e shpirtit,
veç në prill e në maj
prej meje mos u ndaj!

Mund të shkosh
kudo të shëtisësh,
nga Shqipëria deri
në ishujt Havaj,
por leri vizitat e tua
tek njerëzit e fisit,
veç në prill e në maj,
prej meje mos u ndaj!

S’të pengoj lirinë
as në behar e dimër,
madje flatrat e mia
të jap për berihaj, 
të fluturosh ku të do
e bardha zemër,
veç në prill e në maj
prej meje mos u ndaj!

Mos më lër të bëj,
marrëzira intime,
moj e mira ime,
që të kam, laj e thaj,
se baruti i gjakut
ndizet nga lulëzimet,
veç në prill e në maj,
prej meje mos u ndaj!...





Fatbardha M. Xhani - TEK AI ÇAST I VETËM...














Fatbardha M. Xhani

TEK AI ÇAST I VETËM...

Mbrëmjet kanë kulluar all
në kujtimet tona
Por ne rikthehemi serish tek ai çast i vetem...

Mësuam diçka
nga e gjitha kjo
Asgjë më shumë se një sekondë e vetme
Nuk vlen sa jeta e tërë.

Kur rrugëve pa krye një dritë ta bën me sy
Kthjelloje vështrimin pa frikë
Është për të të ndriçuar ty!

Atë sekondë kur ti me fole
kur unë të fola
kur ti më heshte
kur unë të heshta
kur ti më deshe
kur unë të desha
Mos e harro...

Një e vetme ka qenë
të kujtohet?
S'kish ardhur ende e para të dua
S'kish ardhur ende e para puthje në cepin e buzes
S'kish ardhur ende e para lamtumirë
pa dëshirë,
tek cepi i rruges...

Të kujtohet ajo sekondë e vetme
ajo përshëndetje
ai ngazëllim
ajo dridhje e mirëmëngjesit tim?

Asnjë premtim
nuk e zëvendëson dot atë siguri
që të jep një sekondë e vetme
e para e një ndjesie pa kuptim
pa asnjë arsye të dukshme
Pa fund
Pa fillim...

Si nje ëndërr që të nanurit
në një mëngjes fatlum
Kaq i mrekullueshëm ai zgjim!

Kur thua pa zë:
pavarësisht se futen si rruaza ne varg
nje sekondë njeriu jeton
vetëm një...



Tuesday, April 2, 2013

Përparim Hysi - A NUK NDODH KËSHTU ?!













Përparim    Hysi 

A NUK NDODH KËSHTU ?!  

Thonë se një flutur që rreh krahët në Kinë
Sakaq dhe shkakton furtunë në Karaibe !!!
Dhe unë sa e pashë nga larg trupin tënd fin,
Nuk di se si, papritur, ndjeva dridhje.

Pra, ndjeva dridhje. Aq i madh qe emocioni
Se, sado larg, rrezëllite si një dritë
Dhe mua, sakaq, zu t'më ngrihet  tensioni.
Sikur në atë çast m'u mbytën gjemitë.

Zot,- thashë me vete,- pse punon me "hile"
T' më vësh  në "provë" me një të bërë me dorë!
M'u duk sikur më sulmuan mijëra xhinde
Azma vu domenin dhe frymë marrë me zor.   *

Ndala një çast që të ngopesha me frymë
Por syri mezalla nga ajo nuk u nda.
Për pak e pësova nga një trup fin.
Ndodh që ta  blesh "belanë" me  para.

* vuaj nga azma prej 40-vjetësh.






Agim Bacelli - ASGJË S'DI TË MBESË...!












Agim Bacelli

ASGJË S'DI TË MBESË...!

E di?

Vdes një re, një shi, një vesë,
Një dashuri, një seks, a simpati,
Urrejtja, tërbimi...., inati tretet.
E di? Asgjë s’di të mbesë.
Vdes e ngrohta, e ftohta...
Era me ditë-natën, edhe ajo vdes,
Gjë prej gjëje s'di të mbesë!

Një ylber vjen e ikën,
Një stinë e gjallë vdes,
Edhe Dielli lind e vdes,
Qielli blu nxihet - zbardhet.
Çudi, asgjë s'di të mbesë!

Vdekja jote rri pas dere,
Ti s’ ja hap atë!
Vdes e vdes për ditë nga frika
E i fshihesh përgjithnjë...
Por, e di? Mos u fshih,
Askush gjallë s’do mbesë,
Asnjë, asgjë, as edhe ti!

Çdo gjë të braktis;
Të braktis vëllai, motra,
Nëna, babai, djali, çupa.
Bashkëshorti fare të vithis!
I huaj të zë me gurë
Kur vetja të ka braktis...
Por vdekja, ah vdekja!
Kurrë -kurrë,
Vdekja s'të braktis!