Vullnet Mato
MOTËR, S’TË HARROJMË DOT!...
-Elegji -
-Elegji -
Gjashtë vëllezër, ti e vetme dhe prapë
nuk të ndalëm dot,
tufani i vdekjes së tmerrshme, fryu atë vit
si asnjë mot.
Ike të mos kthehesh kurrë, te shtëpia
jote e ngrohtë,
mes vëllezërve le shkretimin, me re
të zeza në horizont...
Motër s’të harrojmë dot!...
Mbi njëzet nipër e mbesa, t’u lutën
me duart në kokë:
“Mos na ler, hallë e dashur, tani që
na ke shoqe e shokë!...”
Ti i doje si bij të tu dhe të donin
si zogjtë nënën klloçkë,
kur të mbushej shtëpia plot, të
këndonte zemra në gjoks.
Motër s’të harrojmë dot!...
Ngrite velat pa na lajmëruar, sikur
të thirri i madhi zot,
zgjodhe lundrën e arkivolit dhe u nise
në një det me lot,
ngarkove buzagazin tënd dhe ne
na le trishtimin
në port,
Ike mes tufanit të hidhur me dallgë
dhimbjesh mbushur plot.
Motër s’të harrojmë dot!...
Ti ishe foleja e vëllazërisë, që na mblidhje
kokë më kokë,
na sheshoje hallet familjare, pasi
na
mbushje nga një gotë,
se kishe amanetin e nënës, që iku
nga
pakujdesia e kotë,
të na mbaje me njeri- tjetrin,
të lidhur
e shtrënguar fort...
Motër s’të harrojmë dot!...
Na le veç fotografinë, si Shënmëria
ikonën e saj në botë,
le krishtin tënd, birin e vetëm,
që nga zoti e doje më fort,
mbërthyer në kryqin e vetmisë,
të gozhduar
këmbë e kokë,
le vëllezërit kokëulur, si apostuj
të
çoroditur për jetë e mot...
Motër s’të harrojmë dot!...
No comments:
Post a Comment